Looku i dyte per revisten ELITE e cila erdhi ne ditet e para te 2015 eshte nje look i guximshem i cili ben nje loje te rrezikshme me materialet dhe ngjyrat dhe le te themi i renduar ne aksesore.
Propozimet dhe shkrimin per dilemat e fundvitit jeni te ftuar ta lexoni ne kete numer te Elite dhe te jepni gjykimin tuaj.
Ndersa nje analize pak me te hollesishme te zgjedhjes si gjithmone e bejme ne blog.Cdo veshje me aksesore eshte e mirepritur ne periudhen me festive te vitit,e ngarkuar me gure apo aplikacione ,qofshin keto ne bluze fund kapuc dorashka apo pallto, cdo gje qe shkelqen vetem i shton nje doze drite veshjes,dhe ne jemi dakord qe duam te ndrijme ne cdo kohe apo jo?
Miksimi i ngjyrave lejla jeshile dhe e verdhe vjen i sfumuar natyralisht me te zezen e fundit dhe fushen e bluzes, syzet Fendi te koleksionit te fundit vijne oversized dhe ne linje me ngjyrat e veshjes vetem duke renduar tonin dramatik,ndaj pelicja ne nje krah dukej si domosdoshmeri ne kete pike ku cdo gje ishte e tepruar dhe ne vend te vet njekohsisht.
Ju si mendoni ?!Eshte kjo nje zgjedhje e suksesshme apo too much?
Photography is Courtesy of Sonny K.Elson
Ooo sa shume qe me pelqeeeen!
ReplyDeletete falenderoj shume Aulona :)
Delete