Tuesday, January 13, 2015

Red Jumper Dress

Fustani i pare per 2015 dmth i nates se nderrimit te viteve por kesaj rradhe for real eshte nje fustan i trikotuar i kuq nga Asos me golf.
Nje fustan shume i rehatshem me nje gjatesi MIDI i cili perben risi per mua sepse e para nuk eshte marre ne Sales dhe e dyta e kam veshur me cizme te sheshta ,zgjedhje te ciles une i qendroj pak larg.
Cfare e ben kete fustan nje zgjedhje te guximshme dhe per tu duartrokitur,eshte pikerisht sepse mund ta trampolinosh (alamet folje shpika) nga divani i shtepise ne klub apo dhe pune vetem me nje click,ose me mire te themi pa click fare.
Me thene te drejten ngjyra origjinale e ketij fustani le pak per te deshiruar dhe kushdo qe e ka zgjedhur mund te me jape te drejte,aq sa une u drejtova ne poste per ta kthyer mbrapsht,por duhej vetem nje foto para pasqyres qe une te ndryshoja mendim dhe ta votoja si nje fustan MUST.
Ok nuk e di a e justifikon shume cmimin cilesia ,por modeli eshte vertet sa i rehatshem aq dhe trendy e mbi te gjitha ne foto del aq i bukur :)






















2 comments:

Total Pageviews