Sunday, January 25, 2015

Weekend Style

Me shi apo pa shi weekendi duhet te perfshije te pakten nje te dale.
Nuk e di si eshte per ju,por nese te gjitha zonjat weekendin e perdorin per punet e shtepise me themel gatim te 3 vakteve te plota atehere qofte e bekuar e hena.
Weekendi te lejon te mos e vrasesh mendjen per ate c'ka do veshesh ti je me njerezit me te afert te cilet kurre sdo te gjykojne nga ato qe ke zgjedhur,por duke qene 2 dite te cilat as nuk te percaktojne cfare nuk duhet te veshesh atehere Lerini fantazise dore te Lire.
Nje kapele s'ka vrare kurre askend dhe une jam shume e lumtur qe sot askush nuk kthen koken kur ti mban nje kapele.Une weekendin e mendoj me te sheshta dhe jo me kot kam zgjedhur nje pale cizme te sheshta,te cilat ne fakt i zgjodha per time moter,por meqe ajo s'merr vesh i mbajta vete :)
Shallet oversized ju pata lajmeruar qe do jene kryefjala e ketij dimri dhe e pranveres ndaj ku ka me mire sesa te ndihesh pak hipi pak mexico style me keto shalle te medha qe ne disa ambjente zevenedesojne fare mire veshjen e jashtme.
Une po ju paraqes 2 versionet si mundesi edhe mbi pallto por dhe vetem me nje sweater dress si Cape duket se keto shalle arrijne te ta rrembejne vemendjen.Mandatore eshte te vishen me dicka te shkurter dhe lum ato qe mund ti tolerojne vetes corapet e gjata apo getat nude,ne rastin tone edhe getat 100 denshe nuk jane keq... tani te kuptohemi ndonjehere dhe 100 denshet nuk mbulojne 100% ndaj beni si une! Vishni 2 pale njeheresh nese doni te jeni te bindura qe mbulojne.
Por pavaresisht shallit duket se vemendjen kesaj rradhe do e vjedhin syzet Dior te koleksionit te fundit te cilat vijne me 2 tone pasqyre dhe te zeza me nje prerje sa klasike aq dhe moderne.
Ne kete perzgjedhje  ku luhet me te zezen,buzekuqi duket se ndez gjithcka dhe permbledh gjithe pamjen.




































Saturday, January 24, 2015

Grey Floral Asos Skirt

Fund Asos
Masa UK 14
Cmimi 4.000 ALL

Mund ta shikoni edhe ketu dhe ketu



Camel & Olive Green

Ka nje arsye pse femrat cmenden  pas palltos camel dhe jo,nuk mendoj se eshte vetem sepse revistat e modes e sugjerojne,por duket se me pallton Camel kombinimet nuk kane fund.
Duket sikur eshte krijuar per te tera ngjyrat dhe te tera stilet nga takat e larta e der te atletet palltoja oversized i pranon te gjitha dhe nuk di te thoyte jo. Sot ajo vjen e hedhur kraheve me jeshilen e ullirit nje kombinim sa i thjeshte aq dhe i bukur kur pjese e lookut jane dhe syzet Fendi te cilat ngjyrat i petezojne ne shtresa,nje risi e gjithe koleksionit.
Nje post i thjeshte qe ka frymezuar miken time per nje skec shume te mire i cili erdhi si nje "miremengjes"  i embel e i bukur ashtu sic vetem miket e mira dine te te zgjojne.


















Wednesday, January 21, 2015

Bright Colors

Nuk e di por njeriu i merr kilet krejt pa kuptuar dhe vetem kur e gjen veten me nje mase me shume. Kalimi vjen aq gradualisht sa duket e pamundur te mos e pranosh.
Ti e gjen veten duke zgjedhur nje stil me te pershtatshem per ty apo e kufizuar nga kilet tashme ,ketej zgjat nje fund andej shto nje menge,eviton materialet fluffy apo lesh te trashe,edhe strecet kane kohe qe sherbejne vec per palester,takat gjithashtu nuk jane opsioni me i mire dhe ne fund zgjedh me mire te evitosh sa me shume pasqyren.
Duket sikur cikli mbyllet aty,por ky do ishte skenari me i keq.
 Ndonjehere duket sikur problemin me kilet nuk e ke dhe aq shume ti,por pritshmeria e te tjereve per ty.
E ne fakt te qenit mbipeshe duket se nuk eshte dicka fort e mire jo vetem per pamjen por dhe shendetin,ndaj nese shikon qe ke marr tatepjeten atehere ndalo dhe mendo cfare gjerash te shendetshme ke mundesi te provosh.Pak sport (gjej kohen dhe jo justifikimet) ,pak kufizim ne te ngrene (jo diete) mjafton te jesh e vendosur! Duhet shume vullnet dhe une ende nuk i kam mbushur mendjen vetes te marr kthesen por nderkohe nuk dua te ndihem keq me veten vetem sepse kam disa kile me shume.
Ndaj si per te thyer pasqyren e cila ne shtepine time nuk eshte magjike dhe kilet te gjitha mi reflekton mbrapsht,mendova te rrezikoj me nje veshje te cilen s'do ja keshillojave vajzave mbi peshe...DERI TANI!

Sepse sic themi gjithmone Fashion nuk eshte per te te percaktuar limitet dhe per te diktuar Cfare s'mund te jesh,por eshte nje loje qe te hap dyer mundesish realizimesh te cilat te japin energji jete e drite.
E kush me mire se ngjyrat mund te t'i japi te gjitha keto njeheresh aq sa duket se kilet jane gjeja e fundit qe te shqetesojne :)
Golfe me materiale te trashe nje Donts per vajzat mbipeshe mund te kthehen ne opsion nese ti zgjedh te shkelqesh ne nje kombinim te  patemete psh me pantallona me ngjyre shume te theksuar si limoni .Luaj me ngjyrat duke e kaluar vemendjen sa ne pjesen e siperme ashtu dhe ne te poshtmen,shto kepuce me ngjyre e aksesore te ngarkuar te cilet do te bejne ty nje fashion icon me gjithe 5 apo 10 kilet e tua qe ke me shume.
Sepse ti ke dicka me shume :) nuk tingellon aq keq apo jo :)



















Total Pageviews