Wednesday, January 21, 2015

Bright Colors

Nuk e di por njeriu i merr kilet krejt pa kuptuar dhe vetem kur e gjen veten me nje mase me shume. Kalimi vjen aq gradualisht sa duket e pamundur te mos e pranosh.
Ti e gjen veten duke zgjedhur nje stil me te pershtatshem per ty apo e kufizuar nga kilet tashme ,ketej zgjat nje fund andej shto nje menge,eviton materialet fluffy apo lesh te trashe,edhe strecet kane kohe qe sherbejne vec per palester,takat gjithashtu nuk jane opsioni me i mire dhe ne fund zgjedh me mire te evitosh sa me shume pasqyren.
Duket sikur cikli mbyllet aty,por ky do ishte skenari me i keq.
 Ndonjehere duket sikur problemin me kilet nuk e ke dhe aq shume ti,por pritshmeria e te tjereve per ty.
E ne fakt te qenit mbipeshe duket se nuk eshte dicka fort e mire jo vetem per pamjen por dhe shendetin,ndaj nese shikon qe ke marr tatepjeten atehere ndalo dhe mendo cfare gjerash te shendetshme ke mundesi te provosh.Pak sport (gjej kohen dhe jo justifikimet) ,pak kufizim ne te ngrene (jo diete) mjafton te jesh e vendosur! Duhet shume vullnet dhe une ende nuk i kam mbushur mendjen vetes te marr kthesen por nderkohe nuk dua te ndihem keq me veten vetem sepse kam disa kile me shume.
Ndaj si per te thyer pasqyren e cila ne shtepine time nuk eshte magjike dhe kilet te gjitha mi reflekton mbrapsht,mendova te rrezikoj me nje veshje te cilen s'do ja keshillojave vajzave mbi peshe...DERI TANI!

Sepse sic themi gjithmone Fashion nuk eshte per te te percaktuar limitet dhe per te diktuar Cfare s'mund te jesh,por eshte nje loje qe te hap dyer mundesish realizimesh te cilat te japin energji jete e drite.
E kush me mire se ngjyrat mund te t'i japi te gjitha keto njeheresh aq sa duket se kilet jane gjeja e fundit qe te shqetesojne :)
Golfe me materiale te trashe nje Donts per vajzat mbipeshe mund te kthehen ne opsion nese ti zgjedh te shkelqesh ne nje kombinim te  patemete psh me pantallona me ngjyre shume te theksuar si limoni .Luaj me ngjyrat duke e kaluar vemendjen sa ne pjesen e siperme ashtu dhe ne te poshtmen,shto kepuce me ngjyre e aksesore te ngarkuar te cilet do te bejne ty nje fashion icon me gjithe 5 apo 10 kilet e tua qe ke me shume.
Sepse ti ke dicka me shume :) nuk tingellon aq keq apo jo :)



















5 comments:

  1. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete
  2. Po c'thua o Estele ,ti dukesh si yll dhe me ato 10 kilet e tua te teperta,edhe une fatkeqsisht jam 10 kg teper dhe ne fakt me ka humbur deshira edhe per tu veshur bukur keto kohe,pasqyren se kam qejf fare dhe kur po lexoja shkrimin tend fillova te ndryshoj pak mendim por,kur te pashe fotot mendova qe ose une jam me shume se 10 kg ,ose ti je me pak nga cthua mbi peshe ,se ti dukesh kaq bukur neper foto ,kurse une e shkreta shoh vetem fytyren cdo dite ne pasqyre :(

    ReplyDelete
    Replies
    1. shiko se jane truke te fotografise pasi une pozicionohem pak ne profil por 10 kilet me shume aty jane pa merak :)

      Delete
  3. Mu duk sikur lexova vetvehten ne keto rreshta...ti dukesh rrezellitese edhe me disa kg me shume te kuptohemi..ndersa une duke pare qe asnje nga pantallonat ne dollap nuk me hynim me as me zor....u mendova e u zgjova nga gjumi i rende i rehatise e keshtu kam nje jave e ca qe kam marre ate kthesen e famshme...ushqim pak e i shendetshem e pak fiskulture...tanime le te shpresojme per me te miren... te pershendes :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. edhe une kesaj rradhe nuk do mbaj diete apo te marr nje kthese drastike po mundohem te permbahem dhe te ha shendetshem.

      Delete

Total Pageviews