E kishit menduar ndonjehere qe dhe mushamaja mund te jete veshje dhe madje shume trendy :)
E pra mos u cudisni kur pervec pardesyse me mushama kunder shiut ta gjejme veten me nje fund apo bluze prej mushamaje. E ne fakt nuk ka asnje surprize ketu kur gjithe tendencat flasin per veshje strukturore qe nuk shkojne fare pershtat me linjat trupore ky material i permbush gjithe kerkesat ashtu si neoprene apo veshjet prej sfungjeri apo lekure. Por prape me besoni kurioziteti apo habia lexohej ne cdo veshtrim apo kryqezim ne cdo parakalim ti e ndjeje qe dikush pas teje kish kthyer koken me ate rene ne koke "Po kjo c'dreqin ka veshur?".Dhe cfare kenaqesie kur vetem ti e dije si ndihesh ne te dhe te tjereve i mbetej vetem pyetja dhe shume kohe per te shuar kuriozitetin.
Dhe ne kete rast nuk shkova per nje zgjedhje "obvious" qe do ishte dhe me e thjeshte e zeze,por preferova serish te bardhen.Eshte kaq paradoksale me Shqiperine e bardha saqe s'mund ti rezistoja provokimit fundja si cdo absurd tjeter ne vendin tone.
E solla ne versionin shik dhe sport pasi per mua kjo veshje ska kufizime dhe qendron shume mire ne te dyja versionet,por ndoshta dhe sepse eshte e pamundur te ecesh ne kembe maje takave nga Marylin Monroe te Rr eKavajes ndaj zgjedhja eshte dhe pak me detyrim.
Nga shkrepjet profesionale besoj e kuptoni ke duhet te falenderoni :)
E gërshetuar, bravo!
ReplyDelete