Monday, November 4, 2013

Wide Leg Pants

Kur vjen puna te moda duket se ajo eshte vertet me rrota sa ti kupton qe  sapo hap e mbyll syte ai artikull qe sapo hodhe poshte tashme eshte artikulli me IN.
Dhe kjo ne fakt vitet e fundit na ndodh aq shpesh sa nga bombardimi i Trendeve jemi te pasigurte ne blerje po aq sa jemi dhe ne "spastrimin" e dollapit.Ne nje kohe kur duket se cdo gje eshte ne mode dhe koncepti i modes eshte liberalizuar aq shume sa ti mund te veshesh gjithcka me cdo gje duket se jo gjithmone i ka sjelle vlere shijes se mire.
Ndaj here pas here nuk do ishte keq te ktheheshim te baziket te prerjet klasike dhe kur vjen  puna te kombinimet klasike ato s'mund te jene vec bardhe e zi dhe jam e sigurte qe te gjitha ju ju ka marre malli po aq sa mua per pantallonat e zeza te gjera poshte.
Risia e ketij sezoni eshte qe ky artikull nuk vjen i kombinuar domosdoshmerisht me kemishen klasike sic e kam zgjedhur dhe une por mund ta interpretoni me golfet oversized te leshit  me xhaketen bomber apo ato te lekures por pse jo kjo prerje duket sikur thyhet shume bukur dhe me xhaketen ne forme Veze apo Egg Coat.
Kombinimi Bardhe e zi vjen dhe me i forte nese ti guxon ta mbash ne te njejtin territor ngjyrash po ne nje miksim prerjesh qe terheqin vemendjen.
Ah po dhe si mund te ishte ndryshe pantallonat e gjera rrine shume mire me sandale dhe per pak kohe :)























No comments:

Post a Comment

Total Pageviews