Ka shume menyra per tu dukur ndryshe. E nese per shume persona fjala ndryshe nenkupton cuditshem apo ne shume raste e kalon dhe kufirin e budallallekut njerezor ka dhe raste te tjera qe ndryshe nenkupton dicka komplet tjeter jo te zakonshme ,por as te jashtezakonshme.
Edhe pse me fjalen ndryshe abuzohet sepse ne kete mjedis ku asgje nuk eshte identike te gjithe jemi te ndryshem duket sikur ndryshe eshte lehtesisht e arritshme dhe praktikisht ajo cfare jemi.
Por te qenit ndryshe ne stil ne pamje nenkupton dicka krejt tjeter nuk nenkupton qe je me i mire se te tjeret apo me i keq nenkupton thjesht qe nuk je si ata,te diferencon dicka,mire eshte te mos e dish as vete se cfare.
Por te qenit ndryshe nuk duhet te jete qellim ne vetvete pasi kur kthehet ne te tille humbet veten dhe vleren e asaj qe pretendon te perfaqsosh.
Gjerat vijne shume natyrshem kur i ndjen ndaj dhe s'mund te gabosh nese ben dicka ashtu sic e ndjen.Madje edhe ne jete na ndodh qe dashurohemi edhe pas gabimeve tona njesoj si pas sukseseve e kjo nuk na ben me te pasigurte por me te rritur.
Ndaj per te mos ju lodhur akoma me filozofira te te qenit ndryshe,po ju sjell nje veshje elementet e te ciles i keni pare e sterpare ne poste te kaluara.
Vjen nen nje fryme rock gotik fustani i sjelle si bluze me pantallona lekure poshte ( e ne mos ka qene kjo shenja e katunarise deri dje mooo) vjen e nderthurur lekura kremi pelicja stofi percinat te cilat rremujshem mirepresin me komoditet fundjaven qe na pret.
Kalofshi bukur
Mos je gje ne ndonje Fashion Week se shoh shume persona InSTYLE ne sfond?
ReplyDeleteJo se ti s'je, pasi titulli like a TOP, e sjell shume mire ndryshem idene dhe modelin per te qene vetevetja!!!
Sa bukur. Si gjithmone je e vecante :D
ReplyDelete