Thursday, February 6, 2014

Layer It

Gjeja me e bezdisshme ne dimer ndoshta mbetet ajo e   te veshurit disa gjera njeheresh,qe ne gjuhen e modes quhet pak a shume "shtresezimi".
Ne fillim duket dicka e sikletshme dhe na kthen ne  kujtimet e femijerise kur mamate tona duket se s'mbaronin kurre duke te te shtuar dhe nje bluze a triko per merak dhe ti e gjeje veten si nje deng qe nuk levizje dot.
Tashme qe jemi rritur duket qe ate kanatjeren qe dikur urrenim e veshim vete pa na urdheruar njeri, ndaj "layer it" kete here fillon pikerisht me nje kanatjere, triko pambuku apo golf i shkurter sipas deshires kemisha me jake e me pas pulovra eshte formula magjike e te mbajturit ngrohte, por edhe formule suksesi per nje look shume te kendshem e ne mode.
Pantallona apo fund eshte zgjedhja juaj, dhe deri ne nje urdher te dyte PA corape :D
Pallto dhe shalli me kapucin version Beanie pak i rene duket se sjellin nje fryme pak me te re dhe te fresket qe cdo shtrese vecse do ja shtonte vecantine.
Kemisha xhins duket se vlen gjithmone per kete kombinim dhe te shpeton me cdo ngjyre.
Takat portokalli vijne per te thyer akullin bashke me syzet Carrera te preferuarat e mia.
Pasqyrat prej zjarri duket se jane modeli ideal dhe per ne dimer ndaj per nje look Winter White me Layers s'mund te mungonin kurrsesi Syzet :)























2 comments:

  1. love it super outfit.U look like a teengirl :)

    ReplyDelete
  2. Sa fisnike po edhe aq shume jo komode esht e bardha, do te preferoja me shume pa blusen vetem me kemishen, gjthnj je sh ok. Kepucatttt sa te bukura ★☆
    Xo xo lulu.

    ReplyDelete

Total Pageviews