Friday, July 25, 2014

Baby Blue Shirt

Kur themi psh,kemishe bojeqielli  me menge te shkrutra... peshemull :) nuk na vjen gje tjeter ne mendje vec uniforma e policit.

Dhe nese do na kerkohej ta vishnim mendoj se te gjitha ne fillim disi do rrudhnim buzet,pa i ditur nje tjeter interpretim me femeror te njejtit artikull.

Por une s'mund ti thoja jo kesaj sfide,pasi ne mendjen time te ndritur kemisha bojeqielli e kishte gjetur vendin e saj.
Duhet te vinte ne nje forme ndryshe  paksa vintage me fundin veref  e sandale me taka ,per ti shtuar me pas vetem nje kapele kashte e keshtu per ta kthyer kemishen e policit ne nje artikull shume te dashur ne garderobe.
Bojeqiellja me blune duken gati nje kombinim i natyrshem aspak i mundimshem she shume i kendshem i cili vjen i perseritur ne blog por qe une e kam shume per zemer.

Ju si do e vishnit kemishen e policit ?























1 comment:

  1. E dashur Estel,
    perderisa behet fjale per kemishe polici, une e imagjinoj paksa te gjate dhe meqe fantazia nuk me shkon me tej e shoh ne dy menyra:
    1.Resort - dmth gati si nje tunike me asgje tjeter poshte pervec se kostumit te banjes, madje as ne kembe s'do mbaja gje po thjesht zbathur. Mendoj se kete prioritet duhet ta kete kemisha e policit Pra mendoj se e kuptove qe per ne plazh mund te ishte nje alternative...apo jo?
    2.City style - menget e perveshura, strece sporti total black, me nje pale espadrillas me viza blu apo thjesht 1 pale atlete tashme te bera aq bajate "Nike", po si te thashe ketu nuk ka shume fantazi sa ka prakticitet e mendoj se kemisha e policit eshte shume praktike ne kete aspekt....apo gabohem?

    Ti e ke sjelle shume natyrshem dhe me pelqen jashte mase....te pershendes.

    ReplyDelete

Total Pageviews