Wednesday, July 2, 2014

Vintage Bicycle

E keni menduar qe nje aksesor po aq fashion gjate stines se veres mund te jete dhe bicikleta. Duke qene se gjate femijerise,pushimet e veres i kaloja ne Shkoder eshte mese e kuptueshme qe bicikleten e kam mesuar ne moshe fare te vogel,dhe dashuria per te ishte aq e madhe sa mund ti jepnim fare lehte dhe bicikletes me hekur ne mes.
Mjafton qe dikush te vinte per vizite e te mbeshteste bicikleten ne oborr,se pikerisht ne ate moment edhe bicikleta do zhdukej per tu shfaq pas nje ore a 2. Gjithe te thirrurat e gjyshes apo dajove per te mos bere numra mbi biciklete dukeshin me shume si nxitje per te treguar cdo here qe ti mund te beje te paberen.Njehere mbaj mend qe u shkarravita aq keq ne rruge e me hyri timoni ne bark aq sa daja ma ndaloi te prek biciklete me dore per ca kohe.Po daja s'do me ruante mua tere kohen,por une mund te ruaja dajon dhe oraret e tij per te perdorur cdo biciklete te shpise.

Por kohet sot  kane ndryshuar dhe ne e dime kete.

Dhe bicikleta nga nje mjet i dashur eshte kthyer ne nje mjet te rrezikshem.
Ndoshta kjo per infrastrukturen e rrugeve tona por dhe per menyren si i ngasim makinat apo per kulturen qe na mungon  te respektojme ato pak korsi bicikletash.
Iniciativa ime per te blere nje biciklete te re apo te perdorur ende nuk eshte pjekur plotesisht por ideja me joshi jashte mase dhe e testova per disa dite.

Mund te zgjatesha pafund sesi do e doja bicikleten time padyshim stil vintage te bardhe me kosh perpara :) me nje zile klasike mundesisht me rrota te medha qe qendrimi te jete drejt.
Te gjitha keto ne nje.
Nje pengese mjaft e madhe per vendimin per te marre apo nje biciklete eshte dhe aparati apo veshjet te cilat nuk pershtaten cdo here me uniformen qe kerkon bicikleta.
Por une duhet tja dilja mbane ndaj dhe solla nje fustan vintage me kapelen e madhe,nuk hoqa dore nga takat por me duhej te zgjidhja te merrja me vete minimumin e mundshem ndaj mjaftonte vetem aparati ne kosh.
Sensacioni ishte i mrekullueshem,me besoni dhe suksesi gjithashtu,pasi duket me cudi te shikosh nje vajze te re ne biciklete sesa nje grua te moshuar.
Une do e provoja ...po ju e keni menduar te merrni nje biciklete ?






































No comments:

Post a Comment

Total Pageviews