Kurre skemi qene me entuziaste per bluzat e gjata sa kete sezon. Do i shikojme pafund thuajse ne gjatesine e nje fustani te shkurter bluzat e gjata vijne per tu kombinuar mjaft mire me fundet nen gju. E nese keta te fundit jane dhe voluminoz me pala korenti apo me te cara dramatike atehere looku juaj eshte thuajse i kompletuar. Nga takat e deri tek atletet sport bluzat e gjata do ju lejojne te jeni cfare te doni sport apo chic apo te dyja bashke. Une e solla ne kombinimin tim te preferuar blu me karamel te cilat duket se thyhen mjaft mire me bizelen e takave dhe vareses. Looku sdo ish i kompletuar pa krehjen me vije ne mes nje MUST qe do na shoqeroje gjate gjithe 2014 dhe pa syzet Jil Sander te cilat ashtu si bluza te lejojne ti perdoresh me sport dhe chic per formen katrore dhe dizenjon me lara.
Shpresoj tju kem frymezuar sadopak.
No comments:
Post a Comment