Saturday, September 20, 2014

TOP SHOW MAGAZINE

Te enjten isha e ftuar ne Top Show per te folur per Viktimat e Modes.
Nese do kisha menduar per ato qe do thoje aq shume sa mendova per ato qe do vishja mendoj se do kisha shkelqyer.Por c'e do qe mesa duket roli i figurantes me rrinte me mire ne kete Teme :D
Si term Viktimat e Modes eshte perdorur fillimisht  nga Oscar della Renta per te identifikuar personazhe te cilat perqafojne cdo trend vetem per te qene ne mode,trende qe mund ti kalojne tangent modes se vertete (apo Fads qe jane thjesht flluska sapuni ne prurjet e modes) duke i bere dhe vete personazhet shume shpesh qesharake.
Viktimat e modes shume shpesh heqin dore nga vetja vetem per tu konsideruar ne mode dhe tjetersohen ne ate nivel sa humbin personalitetin e tyre por padyshim priren te rrenohen gjithashtu dhe ekonomikisht.
Jam e bindur qe dhe nese do shkonim te keto personazhe qe ekzistojne,asnjeri prej tyre s'do e pranonte qe eshte kthyer ne nje viktime mode.Por here pas here eshte shume mire qe secili qe ka pasion moden dhe investon ne te ta beje kete analize me veten.
Edhe pse mendoj se duke ndjekur kete pasion duam s'duam shume shpesh e gjejme veten me njeren kembe qe ka rreshkitur ne grope e here dalim e here biem pre serish . Cdo pasion kerkon sakrifica dhe investim sikunder pritet te te jape kenaqesine dhe te permbushe pritshmerite mbrapsht.Po a na ndodh kjo ne cdo blerje apo sakrifice qe bejme per moden?!
Shpesh e gjejme veten me foto modelesh apo revistash mode qofte ne parukeri apo tek stilisti apo tek zbatuesi i projektit tone,dhe jemi aq deshperueshmerisht te perfshira sa ne fund shajme parukierin apo dhe vete rrobaqepsin qe nuk arriti nivelin e duhur.
Nese shikojme dicka qe na pelqen ne dyqan apo online,dicka qe na pelqen shume e humbim arsyen dhe llogarite dhe me mire mos te na flasesh me goje derisa ta pervetsojme.Madje ka raste qe ndodh qe nuk e pervetson qe ate dite atehere kalon ne nje univers paralel dhe nata te kthehet ne nje torture e pambarim deri ne lindjen e diellit me shpresen qe ta gjesh serish ne stock gjene Tende qe ke zgjedhur pasi sapo e pelqen ajo eshte e Jotja dhe ke gjithe arsyet e botes ta pretendosh vetem pse e ke pelqyer.
Nje numer me i vogel apo 10 masa me e madhe vec per kepucet do ishte pak problem.Nese karta jote ka 3 muaj qe qan sepse ti paguan vetem interesin :) do te thote qe po e vret veten kot ne pune.Ndaj shume shpesh eshte me mire qe analiza te na nxjerri fajtor :D
Nese ne mendje mendon se duhet te kesh ditelindjen cdo dy dite ,apo aq me keq nuk pranon te rritesh e nuk resht se luturi babagjyshit duke i shtuar listes se pafund nga nje artikull cdo 2 min.Nese cdo fjali e jotja fillon me ME DUHET apo E DUA dije qe te qenit viktime e modes nuk eshte se te ndryshon ngjyra apo pamja thjesht brendesia jote mbushet me prioritete pak boshe dhe ti duke e mbushur veten si nje mal me rroba kupton qe je mbuluar aq shume sa ke avulluar.
Kjo nevoje e papermbajtshme per te poseduar cdo gje qe shikojme duke e kthyer ne te domosdoshme dhe te panevojshme 5 min pasi e ke blere te ben dhe te paqendrueshme psikologjikisht.
Me shume sportivitet pranova ftesen edhe per te vene veten ne loje per kete "pasion" qe te mirat i  konvertohen ne nje kenaqesi disa minutshe dhe nje nevoje per tu ndjere e perkedhelur apo dhe e vleresuar.
Ndryshe nga paneli une vertet qe zgjedhjen e marr shume seriozisht qofte per nje ditelindje apo per nje kafe pasdite,e aq me teper nese ftesa vjen nga nje televizion i ndjekur si Top Channel.
Fundja ky elaborim i tepruar i ketij mendimi siperfaqsor na ben femra cfare do veshim te vendosura para dollapit te madh kjo dileme me e madhe e femrave dhe uroj qe kete lehtesi te mos e humbim si tipar.
Une nuk di te mendoj per gjera te medha apo halle te medha per kete kam burrin ama mund te zgjatem vertet pafund nese me kerkoni pse zgjodha kete veshje.
Tortura per te gjetur nje fund kembane nga keta qe te mos ecnin pas meje por une pas tyre kish nje vit qe me torturonte ,por sigurisht qe nuk behej me nje imitacion lekure pasi kryesisht ishin pak te holla e nuk rrinin kurrsesi te ngrira,ndaj une duhet te prisja derisa te gjeja lekuren time me damar qe te rrinte si kembane apo si xhublete.Fundi duhet te ishte fiks nje pellembe mbi kyce dhe duhet te kishte xhepa,ok nese doni quajeni A-Line por une e konsideroj kembane ...kembane e dashurise qe kam une per moden lol.
Dilema para dollapit nuk eshte se mbetet vetem tek mua rrethi zgjerohet me motren shoqen ne Milano bashkeshortin kunaten miken e pjekur apo dhe fotografen ,ndonjehere me ndodh qe pyes dhe vajzen e madhe por dhe dadon ndaj kjo siguria dhe vendosmeria ne zgjedhje me duket pak shume burrerore per nje zgjedhje qe duhet te kete ndjeshmerine femerore :)
Pas ciklit te pyetje pergjigjeve shkembimeve te qindra fotove me kapjen e cuditshme te flokeve para pasqyres vjen vendimi i madh.Ai me perket vetem MUA,eshte si puna e mbylljes se votimeve por ne fund FITON ai qe dua une e jo ai qe keni votuar.Eshte i gjithe cikli qe te perfshin e te gezon e jo veshja ne fund eshte i gjithe debati apo argumentet e ndryshme analizat e pafund qe na bejne femra jo vec takat e fundi qe kemi zgjedhur.
Zgjedhja ime ishte e thjeshte Kemishe e bardhe me jake qe duhet te rrinte lart por nuk e di per carsye njera gjysmen e emisionit ndenji poshte :) dhe nje fund lekure kembaneme xhepa dhe Mule Heels apo shapkat e prera me pafka persiper.
Me nje prerje flokesh BoB Hairstyle dhe me syzet e mia te preferuara Jil Sander une jam e kenaqur me performancen si pamje.
Ndersa per ckam thene ne emision do ju duhet ta zbuloni ketu dhe ketu
Shpresoj mos tju zhgenjej :)





















1 comment:

  1. Kur e vure kete postim, e lexova nga celulari, si zakonisht me nje fryme, por ndryshe nga heret e tjera kishe shkruar gjate dhe mezi po prisja te mberrija ne fund.

    Shijova cdo germe e cdo foto por pa pasur mundesi te ndjek programin ne links qe kishe ofruar. Ok shkruajta nje koment, dhe nuk di perse nuk doli...(me mire!)

    Pasi ndoqa te dy pjeset e programit nuk mund te mos bej disa komente ketu.

    Per kenaqesine time estetike dukesh shume mire, qe nga floket, fytyra, tualeti, lekura si percelan, ngjyra e flokeve, krehja, syzet, buzet e kuqe.

    Per panelin: nje lemsh i madh i pavend

    Diskutimi: ne ajer dhe shume agresiv

    Ti m'u duke brenda natyres tende dhe me pelqeu qe ne fund te pashe te qeshur, dmth 'let's have some fun at the end"

    Te tjeret, nga ta ze e nga ta le.

    Dashur padashur afeksionohesh me personin qe ndjek, dhe une ate bond-in nuk e bera dot me te tjeret aty, madje krijova dhe antipati.

    Best, B

    ReplyDelete

Total Pageviews