Tuesday, September 30, 2014

Culture Box


Isha vertet e kenaqur kur mora ftesen nga Fjodora per te qene e ftuar ne emisionin e saj Culture Box. Ajo i ra pak shkurt ne ftese duke qene se te dyja ja njohim qe heret njera tjetres pasionin per te bukuren. Edhe Fjodora duhet thene nuk kalonte pa u vene re neper korridoret e Klanit para 12 e me shume vjetesh qe kemi punuar bashke.  E gjej njesoj ne forme me nje lajm te mrekullueshem qe tashme ishte bere mama dhe emisioni gati mu duk si nje takim flash me ritem ku u fol per blogun dhe moden me nje mikeshe te vjeter. Ndonjehere kur zgjatesh ne tema per blerjet veshjet kujdesin ndaj vetes apo ndaj pamjes se jashtme ndonjehere te ndodh te stepesh e te mendosh mos duke i meshuar ketij aspekti po le pas dore gjerat e rendesishme?! E them kete pasi duke qene se gjithe pyetjet drejtoheshin per blogun dhe zgjedhjet e mia ne blog me dukej sikur po i cenoja vetes disa cilesi e virtyte si grua e nene qe jane me te rendesishme. E them kete pasi pati nje moment ne interviste sigurisht dhe e lodhur nga puna qe pas shume pyetjesh po mendoja po per gocat kur do me pyesi?! Kjo ndodhi ne te pandergjegjshen time vec per nje moment pasi ne nuk hezituam aspak qe pas fikjes se kamerave te shkembenim moshat e emrat e femijeve dhe sa te lumtura dhe te shqetesuara ishim per cdo gje qe i perkiste atyre.
Une kisha menduar komplet tjeter veshje per ne emision por koha qelloi vertet e ngrohte dhe mua me duhej nje plan rezerve qe te superonte te parin.
Objektivi qe i kam vene vetes per veshjet ne televizion sa here te me ftojne do jete dicka jo e konsumuar pa zbuluar asgje. Dhe ne kete Range padyshim ishin dhe Kilotat prej lekure qe po mbushin rruget ne streetstyle te javeve te modes. Kur vijne dhe ne versionin camel behen padyshim te parezistueshme, me nje bomber blu mbreterore dhe bluzen e bardhe veshja dukej e permbushur. Vethe mente me sandalet me 2 rripa nje mente e nje blu vinin ne linje me gjithcka tjeter. Duke shpresuar qe dhe intervista tju lere nje shije te mire po aq sa veshja ju ftoj te shikoni ritransmetimin ne 11 te darkes ne Ora News.







No comments:

Post a Comment

Total Pageviews