Kur je e ftuar ne nje event ku pritet te prezantohet nje produkt Luxury,e aq me teper kur ky ka lidhje me mirembajtjen e lekures,pritet qe te te interesuarat te jene zonja te cilat me vitet kane arritur nje pjekuri ne stil dhe ne vlerat e tyre,ndaj thene ndryshe gara behet me e forte.
Gara e te veshures me mire,apo e asaj me unique apo me me stil.
Ne evente te tilla eshte e pamundur te evitohen shikimet me bisht te syrit per te lexuar madje dhe me ze markat e seciles se ftuar e duke vene ato gotat e Bubbles ne menyre te pavetedijshme.
Prozhektori me rradhen e fotografeve profesioniste duket nje shtyse mjaft e mire per te marre pjese ne keto evente,nje motivim me teper per t'u ndjere e rendesishme :) dhe nje arsye me shume per te lodh koken Cfare te Vesh?
Padyshim sfilaten e personazheve te njohur do keni mundesi ta shikoni neper revistat e ndryshme dhe do keni mundesi te jepni vlersimet tuaja per secilen,por une do mjaftohem me zgjedhjen time dhe te mikeshes sime Ariela e cila ndan te njejtin pasion per moden.
Une deshiroja qe veshja te mos ishte shume impenjative,dicka te cilen do e perdorja edhe ne nje mbasdite normale,por te ishte disi unike e vecante.
Duke menduar qe eventi do ishte nje pritje ne kembe mendoj se zgjedhja e pointed flats e bente zgjedhjen time perfekte.Nje kepuce e gjate llustrafin e sezonit dukej te ishte nje zgjedhje e menduar drejt.
Por hej ku eshte risia deri ketu,une dhe me pare kam folur ne blog per pointed loafers dhe s'kam permendur gjekundi qe keto do perbenin zgjedhjen time dhe per eventet.
No way .
Por ja qe mjafton nje element,dhe vetem nje qe te beje ndryshimin,po sikur,po sikur kesaj rradhe te vija me nje krijim ndryshe te nje stilisteje shqiptare nje jelek te gjate me fundin me pupla ?Vjen i realizuar ne nje kohe rekord nga Anila Konomi per te mos me lene ne balte kete te shtune ne prezantimin e Dermastir.
A nuk do ishte nje ide e mire per te cilen do ja vlente te ktheheshin kokat edhe me nje golf leshi poshte.Nuk e di a e mendoni si mua,por nje golf ombre me qime te verteta lepuri perben po aq risi sa dhe nje dekolte e tepruar ne evente te tilla,pasi eshte e kunderta e asaj qe pritet.
Mendoj se krehja pak e lepire me vije ne mes por kesaj rradhe pas veshi,sillte nje natyre tjeter ne portret dhe me buzekuqin e erret ne lejla nga Makeup forever,dukej se kompletonin gjithcka qe kisha une ne mendje per kete pjesemarrje disi ekstravagante.
Mikesha ime erdhi me nje stil me te matur fustan midi vishnje pak Kate Middleton me gjithe kurrizin me kopsa dhe nje oversized Coat e cila e mbeshtillte perfekt silueten e saj te imet.Kepucet dhe canta vinin ne te njejten ngjyre me fustanin dhe ne elegancen e duhur te eventit. Buzekuqi i kuq mbetet gjithmone element joshes i domosdoshem.
Nuk e di si i gjykoni ju zgjedhjet tona,po ne kaluam mire ne nje ambjent te Tiranes tone mondane.
Tani qe e shikoj veten nga jashte mendoj se ka ardhe momenti te filloje nje diete te shendetshme,pasi vertet me keto puplat dashur pa dashur dukem si ato personazhet qe i kane "ngrene" pasurine te shoqit,ama jo ngrene me thonjeza po ja kane henger vertet :)
Shoqen tende e kam ne pallat dhe ska here qe nuk kthej koken per te pare veshjen! kinge te dyja!
ReplyDelete