Friday, November 28, 2014

Belted Coat

E dini cfare edhe pse kisha vendosur te flisja per pallton me rrip si nje propozim shume i vlefshem per kete dimer mendoj se do devijoj pak nga tema.
Thene kjo nga nje adhuruese e oversized situata duket te behet shume serioze. Si mund te promovosh pallton me rrip ne mes kur pallto vete nuk konceptohet pa rrip. Por si pas lufte dhe ne pas bombardimit te prerjeve oversized e maxi duket se kthimi i nje palltoje me bel dhe me rrip ne mes perben po aq risi sa dhe te veshesh corape leshi ne vere.
Devijimi ne fakt nuk kishte te bente me nje diskutim mbi shijet,por me nje rrefim te vogel i cili nuk perqendrohet fare tek pamja. Duket sikur ato qe mbajne ditare mode jetojne per kete apo me kete ,kushtezohen dhe jane te palumtura pasi vetem nen shkelqimin e rrobave qe nderrojne mund te mbushin veten. Ndoshta eshte e vertete,por jo krejtesisht e vertete :) padyshim perqendrimi ne nje fushe e cila nuk eshte mbijetesa apo vete thelbi i jetes ka shume momente qe duket dhe i tepert per ambjentin ku jetojme,por hej ne nuk jemi vetem kaq.
Ne darke shikojme filma apo lexojme libra duke perkedhelur duart e kembet e femijeve,ne mengjes nxitojme ne pune sepse askujt nuk i behet vone se ti po perzgjedh veshjen per blogun dhe te duhet perqendrim :) dhe cdo gje ne jete eshte e njejte pervec 10 apo 15 minutave qe ti vendos ku te shkrepesh fotot e rradhes dhe te themi 20 minutave te tjera ku ti rendit mendimet qe do te ndash ate post. Thene ndryshe palestra ime eshte te krijoj e te sjell dicka te bukur here pas here ne blog. Kenaqesia qe merr duke gjetur cdo here nje kend te ri per setin reagimi i te panjohurve ne rruge te cilet te shikojne cuditshem eshte vertet nje argetim per mua. Cdo here ndodh dicka e paparashikueshme dhe cdo here me besoni ka nje shperthim te qeshurash meqenese as une spretendoj te jem modele e as mikeshat qe me vijne pas apo motra ime nuk pretendojne te jene fotografe. Ndaj sic ju thashe ky post nuk do ishte thjesht nje promovim i nje looku prej Arsen Lupen :) por do ishte nje kartoline falenderimi per gjithe dashamireset e blogut te cilat jane po aq te rendesishme sa une ne kete sipermarrje si dhe nje falenderim po aq i madh per gjitha ju qe gjeni nje arsye per ta vizituar.
Nje puthje te sinqerte dhe ja ku u be miksimi Kuq e Zi :)



























2 comments:

  1. Dhe sigurisht nuk mund te mungonte pak camel colour....

    ReplyDelete
  2. E artikulueshme dhe e vertete si gjithmone:-) A big thumb up to your post ... though camel and black stick quite a lot to you!!!

    ReplyDelete

Total Pageviews