Sunday, November 2, 2014

Maleficent for Halloween

Per mua cdo feste qe sjell gezim dhe arsye per te festuar eshte e mirepritur,madje po te ish ne doren time cdo dite do festoja ndonje gje thjesht nga deshira per tu veshur e per te dale.
Mesa duket Dita e te Vdekurve po festohet masivisht dhe ne Tirane,mua kete vit i pari duhet te them me trokiten dhe femije ne dere "Barcalete apo karamele?! " me thane ...Cokollata te keqen teta i thashe se nuk isha e pergatitur :)
Por kjo puna e maskimit na e nderlikon pak punen,dhe me besoni qe kur them nderlikon e kam dhe per maskimet e femijeve,te cilet mezi presin te sajohen si dikush,si dikush i frikshem ama.
Ndryshe qellon me pjesen tjeter te rriturit  e aq me shume me ate femeroren,personazhet nuk vijne shpesh si te frikshem por dukshem femrat zgjedhin personazhet me seksi dhe dekoltete shperthejne vecse e do puna e vampirit :)
Une jam shume dakord qe ne kete feste te shpertheje fantazia dhe ti lihet dore e lire imagjinates por te ruhet pak integriteti i festes.
Kete vit mendoj se personazhi me i mire per tu maskuar ishte padyshim ajo Shtriga,por jo nje shtrige si gjithe te tjerat por Maleficent.
Ndonjehere kur personazhi te le pa fryme duket se sfida eshte me joshese dhe ashtu ne buze te humneres ti vendos te fluturosh.
Kete vit mikesha ime Nastila nga Florida vendosi te sjelle make-upin e saj i cili me inspiroi ta provoj dhe une,nje konkurs mjaft interesant ne Revisten Anabel ftoi gjithe vajzat te shfaqen me kete make-up si ajo,Angelina-Shtriga  dhe dukej qe vendimi ishte marre...
Por ku te gjenim Masken ne diten e fundit :(
Dukej e pamundur por si ne cdo perralle qe ka nje Zane dhe une kam nje Zani :) jo nuk eshte mashkull por eshte nje Profesioniste dhe Artiste qe mua me lumturon cdo here dhe kesaj here me shkopin e saj magjik ma gjeti Kostumin dhe Briret madje dhe Lentet jeshile :)
Soela te falenderoj vertet.

Make up-i u realizua nga vete une ne bashkepunim me Parukieren Diana dhe ne pamundesi per te bere nje liste te produkteve qe perdorem pasi ishte vertet hera e pare qe e provonim dhe nuk e dinim cfare do perdornim :) po ju jap disa sekrete qe ky look te funksionoje

1-Toni duhet te jete pak me i hapur se ai qe perdorni zakonisht dhe korrektor i bardhe mbi molleza.
2-Duhen patjeter Qerpike Fallco dhe Lente
3-Mos kini frike te aplikoni ngjyren e erret si trekendesh poshte mollezave pak mbi vetulla dhe 2 vija paralele ne hunde.
4-Lapes i bardhe ne brendesi te syrit
5-I kuqi duhet te jete shuuume i ndezur
6-Ne pamundesi te maskes realizoni trekendeshin e zi ne balle dhe jeni OK

dhe

7- Nishanin mbi vetullen e majte as Angelina

Nuk e di sa ju kam ndihmuar por ju ftoj te vleresoni rezultatin


Dhe sic thote dhe Maleficent :
The evil queens are the princesses that were never saved.










Photography and Retouch by Soela Zani
Dua te theksoj qe makeup-i nuk eshte prekur me Photoshop :)



3 comments:

  1. You look stunning! Well done, both of you
    Une e shkreta me Perendine, pa photoshop, madje konturi qe ofronte Disney duket per faqe te zeze, lol
    I love your makeup

    ReplyDelete
    Replies
    1. you were the inspiration and your makeup was perfect.

      Delete

Total Pageviews