Tuesday, May 19, 2015

and again ...Mules

Une dhe binjakja ime jemi rritur te ndara ne femijerine e hershme der ne moshen 5 vjec dhe kjo shpjegon shume gjera e sidomos sa te ndryshme jemi ne stil. Kjo jo sepse kishim prinder te divorcuar por mami na lindi ne binjaket kur vellai ishte vetem 1 vjec e gjysem ndaj le te themi ishte e detyruar te kerkonte ndihmen e mamase se saj dhe mamase se babit keshtu ne u rritem me gjyshet. Mua si me e imet me ra llotaria te rritem ne Shkoder ndersa Estera ne Velipoje, edhe pse ne vitet 80 kur ushqeheshim me tollona fshati ishte shume me i privilegjuar. Keshtu une i gezohesha nje pakoje camcakez nga Tuzi dhe ndonje flete reviste jugosllave apo italiane. Nder fatet e tjera te miat ne Shkoder ishin se ne shtepi kisha dhe tezen e cila kishte 20 vjet diference me mamin e keshtu ishte burim inspirimi per ta imituar duke i pelqyer veshjet apo trukimin meqenese ishte adoleshente. Sigurisht qe tezja ishte dhe burim shqetesimi e lufte nese sme lejonte te prekja gjerat e saj. E nje nga produktet qe prishte gjithe qetesine time te brendshme dhe me shkepuste dhe nga bota feminore ishin nje pale shapka bronzi me take te derdhur. Per inat te tezes ato erdhen mase 37 a 38 ( dhe ne familjen tone une kam kemben me te vogel 39 ;) dhe asaj nuk i benin. Po ishin aq te bukura po aq te bukura sa nuk ja bente dora as ti shiste diku e as ti falte. Keshtu qe mesa mbaj mend une si femije i mbante ne dollapin e gjyshes i cili sa here zhdukej tezja per mua kthehej ne arken e thesarit. Me shpejtesine e eres une gjeja shapkat me taka dhe rrija mbi to porsi nje Hirushe e vallezoja vetem ne dhome. Sapo degjoja tezen apo shtrigen me shpejtesine e eres zbrisja nga takat dhe i vija ne vendin e tyre. Kjo histori mendoj se ka zgjatur nje jete e tezja nuk mbaj mend te me kete kapur mat ndonjehere. Por kur u rrita di qe mi dhuroi pas lutjeve te shumta por sic ju thashe asnje ne familjen tone ska kembe aq te vogel ndaj mbeten si nje relike dhe objekt qe me kujtonte endrrat e femijerise te cilat duket se realizohen cdo dite. Kur pashe keto shapka me taka nga Ninna Ricci ndjesia ishte e njejte. Kemba flinte ne ato centimetra ekstremisht te larta me po te njejten elegance dhe me te njejten vendosmeri. Mua mu kthye si flashback gjithe ndjesite e frikes se nje akti feminor dhe tashme po i kujtoja vetes te qendroja drejt pasi tashme isha bere mbretereshe. Askush sdo vinte te me zgjonte e te me prishte endrren time tashme te bere realitet. Tashme gjyshja dhe tezja shohin nje grua qe gjerat qe do nuk duhet ti marre fshehurazi nga dollapi i gjyshes por i ka arritur me shume sinqeritet e dashuri dhe me nje buzeqeshje te cepi i buzes sa here i vijne keto copa te mrekullueshme nga femijeria apo jeta. Ndava me ju kete cope sepse nese per shume prej jush ashtu si dhe binjakes time shapkat me taka s'jane objekt adhurimi per mua jane si tempull mbi te cilat lutesha e tashme i mbaj nen kembe.
Mqse shapkat e sotme ishin satin blu e erret pantallonat roze duket se i rrinin perfekt me nje bluze lekure te prere. Syzet Jimmy Choo me gure vijne ne gri te erret me xhama ombre dhe canta clutch ne nje print leo bardhe e zi. Kjo si per te superuar cdo fantazi femije.

























2 comments:

  1. Sa me pelqeu tregimi, shapkat dhe veshja 😊

    ReplyDelete
  2. Syzet jane sh te bukura,por ne fotot pa to,duket bukuria jote e vecante!

    ReplyDelete

Total Pageviews