Sa here vjen puna te flitet per kombinimin kemishe e bardhe dhe pantallona te zeza cdo mendje njerezore e ka te gjerat bazike qe gjithkush mund te veshe. Nje kombinim ekzistencial si ajri qe thith cdo kohe e cdo moshe dhe cdo moment te dites edhe ky kombinim smund te jete kurre i gabuar. Vetem se per nje fashioniste maybe do ishte boring nje zone te ciles duhet ti kalosh tangent pasi eshte per njerez te zakonshem dhe ti kurrsesi smund te perdoresh nje kombinim qe rraca njerezore e ka ne tave prej shekujsh. E duke dashur te jashtzakonshmen dhe ne kombinimet krejt te zakonshme shkon e perplasesh me kete kemishe nga Marni e cila vjen ne nje prerje shume interesante dhe oversized sic i dua une. Pasi hedh ne shesh gjithe dollapin shikon qe nga filtri kane kaluar vetem nje pale pantallona te zeza. I vesh dhe sapo perballesh me kete imazh te zakonshem fillon dhe ndihesh gjithashtu mire. Dmth sja paskan futur kot ata qe kane krijuar baziket. Ndoshta baziket jane si kolltuku i shtepise e moda si te rrish ne kembe mbi taka. Jo te gjithe do donim te "torturoheshin me vetedije".Nuk kishte me vend per impenjime edhe pse ne mendje qendronte si pikecuditese deshira per te qene unike duket se fitoi dhe kesaj rradhe kitten heel taka e perballueshme , gersheti homemade dhe syzet rrumbullake nga Fendi.
Nuk e di cfare mendoni ju por te zakonshmit duhet te ndihen mrekullisht mire :)
No comments:
Post a Comment