Tema per te cilen ishim ftuar ne Top Show ishte Vitet 60-70.Duke qene vite ne te cilat nje pjese e panelit ende nuk kish lindur,padyshim qe gjithe informacionin qe kishim marre e kishim nga neti.
Por kishte dhe pjesetare qe i kishin jetuar e flisnin me nostalgji pasi ishin vitet e rinise se tyre. Ju ftoj ta ndiqni si bisede pasi vertet eshte e kendshme.Edhe pse une isha totalisht e perqendruar te gjerat qe kisha lexuar mbi moden dhe shume entuziaste per ti ndare me publikun ne fund me mbeti shija qe per ato vite nuk mjaftonte 1 ore e gjysem emision.
TEk une impenjimi qe ve ne perzgjedhjen e rrobave ne cdo dalje televizive tejkalon kohen qe ve ne dispozicion te pergatitjeve per temen.Dhe ne kete rast analiza e trendeve te atyre viteve dukej se u shpernda si nje stuhi tek une persa i perket veshjeve stilit te flokeve make up.Te fusesh ne nje thes vitet 60 me vitet 70 per moden gati gati duket te kesh ezauruar gjithe spektrin e modes ndaj dhe une u gjeta me mendimet ne ajer sikur te me kish shperthyer nje bombe.
Por une smund ti interpretoja gjithe trendet dhe padyshim nuk doja te ishte nje kthim ne kohe, por nje realizim ndryshe me frymen e atyre viteve dhe me produkte te blera ne 2 vitet e fundit. Tok tok kush nuk ka nje kemishe jeans eshte i deshtuar ndaj me e pakta qe mund te sjellesh eshte nje kombinim te saj me dizenjo lulesh me ngjyra shume po shume te ndezura. Thone qe llaku ste zgjaste nje dite ne vitet 60 ndaj dhe une u mundova te sjell nje krehje me fryrjen pak fallco te atyre viteve por dhe pak te crregullt. Edhe qerpiket kane qene me tepri ndaj dhe make up nuk duhet te ishte fiks Twiggy por nje perqasje e lehte qe te lejonte kemisha apo ngjyra portokalli e ndezur. Nallanet e Stella McCartney -t vijne me maje e platforma sa te vecanta ne dizenjo aq dhe ne ngjyre ndaj edhe pse te pas viteve 2010 ato serish inspirohen nga vitet 60-70. Drop Earing apo vethet e medhenj qe varen jane nje trend qe ka lindur ne vitet 60 Eddie Sedgwick mund te mjaftohej me kete aksesor dhe pelice pa patur asgje tjeter veshur.
Nuk do doja tju lodhja koken me shume per trendet por do ju ftoja miqesisht te shikonit emisionin dhe te linit komentet tuaja per temen por pse jo dhe per veshjet.
Links
Photography is Courtesy of Marsel Rexhini
And the Photos of our generation
No comments:
Post a Comment