Nje event i mrekullueshem i organizuar ne menyre madheshtore ne Pallatin e Brigadave.
Cdo gje e miremenduar dhe e kuruar ne detaj lajmeronte nje nate te gjate e me shume emocione.
Ndjesia e pare qe me la pa fjale ishte Emri im ne rreshtin e pare!!!Nuk e prisja dhe ndjesia e lumturise kalonte ate te femijes se kopshtit qe i dhurojne nje loder.E ne sekonde u ndezen motoret e mora fluturimin, ideja e hashtageve si te kolegeve ne bote me #firstrow #fashionshow me bente qe te mos e kisha mendjen dhe aq tek spektakli dhe te te ftuarit shume te rendesishem,sesa te gjithe rregullat e nje first row ne fashion show.
Canta poshte kembeve,duart mbi gjunje,kurrizi drejt,veshtrimi serioz dhe kritik a thua se po vendos mbi fatet e botes,imazhi duhet te ishte i nje personi jo addicted,celular vetem 5 min max,jo biseda te zgjatura e aq me pak me ze te larte.
Sfilata filloi me nje fjalim shume origjinal e prekes nga organizatori dhe themeluesi i Geraldina Sposes per te vijuar me tej me Koleksionin kesaj here nen brandin Geraldina Sposa.
Nje iniciative shume e guximshme por qe vlen te komplimentohet dhe duartrokitet per kompanine tashme 20 vjecare.
Kete vit ne pasarele sfiluan dhe nuset reale ato qe nder 20 vjet kishin zgjedhur Geraldina Sposen si kuratore te dites me te rendesishme te jetes se tyre.
Nusja e vitit tashme nuk ishte nje por plot 5,momenti final ishte vertet emocionues,e aq me teper per mua qe fustanin e bardhe nuk e kam veshur ende :)
Eventi vazhdoi me nje koktejl te denje per eventin,ku kishe mundesi te fotografoheshe apo te shkembeje biseda me personazhe te njohur e te panjohur te ekranit :)
Nje nate nga e cila s'do doje te zgjoheshe aq shpejt por ashtu si me Hirushen per mua nuk mund te zgjaste shume :)
Zgjedhja ime kete vit ishte dicka e thjeshte dhe e fresket por shume origjinale dhe fare e konsumuar.Nje veshje e denje per fashion Blogger,fustani maxi me pala korenti me sandale korale me take te trashe si dhe nje cante me colorblock.
Krehje fare natyrale dhe e thjesht dhe make up i realizuar vete :)
Ne pritje te komenteve tuaja dhe ju ftoj te shikoni personazhet e ftuar ne artikullin e Anabel.
E nderkohe thene keto me keqardhje gjej veten ne listen e Worst Dressed te cilen ju ftoj ta vleresoni ju ketu
Estele, fustani dhe ti yll. Dua te di kush eshte ajo me shije te holle qe ka bere listen. Per nja dy dhe isha dakord po pjesa tjeter e listes mu duk e bere nga nje person qe vec nga tendencat nuk kupton.
ReplyDelete