Edhe pse nuk shquhem per nje marredhenie te persosur me kuzhinen,kam krejt te kunderten me ushqimin dhe kjo duket do thoni ju :)
Kesaj rradhe ftesa erdhi nga @lugaeargjendte apo znj.Dhurata Thanasi e cila drejton nismen Revolution Food Albania! Organizimi behej ne rezidencen e Ambasadorit Italian ku pervec nje prezantimi shume te kendshem dhe te vertete mbi revolucionin historik por dhe evolimin apo regresin e menyres se te ushqyerit ne Shqiperi por dhe ne mbare boten.
Pas prezantimit te ilustruar dhe me foto jetesore u servir nje koktejl me cfare do thoni ju ?!
Me tarator ne gota shampanje . E kishit menduar ndonjehere!
Thelbi i gjithe organizimit te cilin dua ta besoj dhe ta mbeshtes fort dhe une eshte qe gradualisht te largohemi sa te mundemi nga produktet e demshme per shendetin dhe ti zevendesojme me produkte bio apo me pak te demshme quajini si te doni. Ne mamat kemi nje rol thelbesor ne kete ceshtje ndaj do doja qe ne festen e rradhes Cola te zevendesohej me leng portokalli dhe patatinat me kastraveca e karrota.
Mendoj se jemi ne ate faze ndergjegjsimi na duhet vetem pak vullnet i mire!
Zgjedhja ime kesaj rradhe ishte nje fustan i bardhe puplin i gjere me xhepa.Meqenese ftesa thoshte Creative Morning per Creative People i lejova vetes supet jashte,por nuk hoqa dore nga takat.
Photography is Courtesy of Besfort Kryeziu
Photography is Courtesy of Adrian Guri
No comments:
Post a Comment