Gjithnje me ka tunduar ky trend thuajse fare i aplikuar ne Shqiperi dhe qe sjell nje imazh sa te paster e vajzeror aq te fshehte e tundues.Nuk besoj se te gjithe ndihemi njesoj per corapet e shkurtra me takat e sidomos me ato stiletos,por une mendoj se nese te kuriozon ideja mund t'i provosh pse jo.
Edhe pse imazhi vjen i frymezuar nga studentet aspak te pafajshme japoneze shume celebrities e kane huazuar edhe ne tapetin e kuq duke e sjelle ne forma te ndryshme.
Une tentova ta sjell me nje fund te ngushte me motive te ndezura fiks si i preferojne mjeshtrit japonez po dhe duke qendruar te dy ngjyrat e tyre te flamurit me nje pallto qe se largu ngjan shume me kimonon e geishes.
E te vesh perballe studenten me geishen nuk eshte pak Me thoni ju si ju duket kjo perballje ?
E nese mendoni se fashion eshte i thjeshte dhe argetues me duhet t'ju kundershtoj,pasi pervec sikletit te shikimeve tek corapet "e bardha" shyqyr qe ishte Halloween dje nga fundi super i ngushte mu desh te imitoja dhe ecjen e geishave me ato hapat mikroskopik jo me te medha se 10 cm.E kur nje koleg me pershendeti me miresjellje "Miremengjes" as 5 hapa para bankes mua mu desh ti pergjigjesha "Miremengjesi,vazhdo vazhdo se une pasneser vij"
Kalofshi bukur








