Thursday, November 1, 2012

Short White Socks


Gjithnje me ka tunduar ky trend thuajse fare i aplikuar ne Shqiperi dhe qe sjell nje imazh sa te paster e vajzeror aq te fshehte e tundues.Nuk besoj se te gjithe ndihemi njesoj per corapet e shkurtra me takat e sidomos me ato stiletos,por une mendoj se nese te kuriozon ideja mund t'i provosh pse jo.
Edhe pse imazhi vjen i frymezuar nga studentet aspak te pafajshme japoneze shume celebrities e kane huazuar edhe ne tapetin e kuq duke e sjelle ne forma te ndryshme.
Une tentova ta sjell me nje fund te ngushte me motive te ndezura fiks si i preferojne mjeshtrit japonez po dhe  duke qendruar te dy ngjyrat e tyre te flamurit me nje pallto qe se largu ngjan shume me kimonon e geishes.
E te vesh perballe studenten me geishen nuk eshte pak Me thoni ju si ju duket kjo perballje ?

E nese mendoni se fashion eshte i thjeshte dhe argetues me duhet t'ju kundershtoj,pasi pervec sikletit te shikimeve tek corapet "e bardha" shyqyr qe ishte Halloween dje nga fundi super i ngushte mu desh te imitoja dhe ecjen e geishave me ato hapat mikroskopik jo me te medha se 10 cm.E kur nje koleg me pershendeti me miresjellje "Miremengjes" as 5 hapa para bankes mua mu desh ti pergjigjesha "Miremengjesi,vazhdo vazhdo se une pasneser vij" 

Kalofshi bukur










23 comments:

  1. okkkk paskemi nje gje te perbashket, edhe une i kam sh qef çorapet kaq te shurtera, posht gjurit apo siper gjurit qe i adhuroj.

    per mendimin tim ne pergjithsi dukesh sh mire, veçse sipas mendimit tim do preferoja nje fustan me lule posht gjurit, tip vitesh 50 ata pak te fryre ose edhe nje fund te ketij lloji. ^_^ gjithsesi te lumt per kurajon, sh origjinale.

    ReplyDelete
  2. edhe une i kam shume qejf po skam guxuar me then te drejten ! me pelqen shume postimi estel

    ReplyDelete
  3. Nga British, nëpër American Dream tek Lindja e Largët, një ekskurs gjeografik imagjinar... kot nuk thonë, që rruga më shkurtër për të njohur vetveten, kalon nëpër të gjithë botën! Për aq sa NUK marr vesh unë, përveç se me çorapet e bardha më kujtove „ 1 Majin“ më „1 Nëntor“,Pa pallto: je pak më e gjatë se ç’duhet (edhe pa taka!) për atë fundin e gjatë ( që ajo thyerja poshtë gjurit më kujton rrobat që merreshin borxhë për dasma apo mbrëmje tematiko-dëfrimi hahhahah) dhe çorapet e shkurtra; ndërsa Me Pallto: edhe me hap 10cm, je e pakapshme! klm

    ReplyDelete
    Replies
    1. Efku your comments are always a piece of art :) madje e them me bindje qe ke dhe ti disa fansa nga blogu.Flm qe me ndjek.

      Delete
    2. Shume ide interesante Estela. Tek ti duket shume bukur edhe ky lloj "kombinimi". Kam nje verejtje per blogun : Duhet te postosh me shpesh.

      Delete
  4. Na trego tani sa njerez kane ktheyr koken nderkohe qe ti ecje neper qytet me kete look. Ata duke te te pare corapet 'in disapproval', kurse ti e kenaqur me lookun e dites. :-)You look great

    ReplyDelete
    Replies
    1. Anja ne fakt sic e kam shkruar perkonte dhe me Halloween dhe do e kene marre "for granted" qe s'e ka seriozisht kjo ;)

      Delete
  5. E dashur Sharmin,
    postimi yt me pelqen jashte mase dhe eshte shume trendy,. Madje une e kam shume zili kete lloj veshje, por eshte me te vertete e rrezikshme pasi duhet te kesh kembe te bukura, te holla, te drejta e po i pate dhe te gjata atehere go for it, with attitude!!!
    Personalisht e kam perdorur dhe i perdor corapet me pantallona xhins te rrotulluar trecereksh, me apo pa taka (kepuce tip Oxford style), po gjithmone me shume ngjyra sa per te theksuar 1 detaj te vogel qe mund te bej ndryshimin per mire apo keq.

    ReplyDelete
  6. Une kete veshje e pash live per vete dhe ta them me sinqeritet qe me ra ne sy qe prej se largu,me pelqeu shume edhe canta,do kisha dashur ta kishe vene me shume ne dukje,kepucet i adhuroj ,nuk e di a eshte e mundur te di se ku i ke blere... dhe nje gje tjeter,kur te pashe nje buzeqeshje si prej budallai me mbiu ne fytyre...i rash borise dhe per pak nuk thira nga xhami i makines...uaaaa Estela....jemi friends ne facebook!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Sonja sa kam qeshur,une ne fakt e degjova borine e zgjatur por nuk e ktheva koken duke menduar se ishte ndonje mashkull.Tani me vjen akoma me shume per te qeshur nese do e kisha kthyer koken si do kisha reagur meqe nuk njihemi :)
      Te pershendes dhe heren tjeter borise fooort plus nje thirrje ne emer s'do ishte keq ;)

      Delete
  7. une sdo goxoja kurre dhe sme pelqen ky lloj stili. Gjithsesi te pergezoj per guximin.
    ps. xhaketa perseri nuk i pershtatet shume ketij stili. klm

    ReplyDelete
  8. Me pelqen shume idea e corapeve te shkurtra por vete nuk do ti vishja, jo nga habia qe mund te lindin tek njerezit por nga si e shikoj un veten ne pasqyre. I adhuroj kepucet decolletè pasi kembet duken me te gjata e me te holla kurse corapet e shkurtra bejene te kunderten. Me pelqen shume kombinimi, sidomos ky fundi i ngushte eshte jashtzakonisht i bukur, por jam e idese qe te gjitha ne femrat duhet te vishemi sic eshte me e pershtatshme per trupin tone. Ia kalofsh sa me mire :)

    ReplyDelete
  9. Mendimi im eshte se coraper e vogla duan nje stil shume shume te kuruar ..veshja jote me pelqen pa mase po coraper do ishe me mire ti kishe perorur me mire ne ndonje veshje tjeter

    ReplyDelete
  10. Mendoj se keto corape duan kembe dhe sidomos pulpa shume te holla dhe te bukura, ty te presin dhe nuk ta tregojne fare bukur kemben. sic e ka thene dhe kjo vajza me siper vertet mund te duam te dukemi trendy por puna eshte tja pershtasim veshjen trupit tone se pastaj japim efektin e kudnert dhe dukemi shemtuar

    ReplyDelete
  11. Estela je pak "e sajuar", ne kuptimin qe ideja eshte OK por realizimi le per te deshiruar..

    ReplyDelete
  12. Siç e ke shkruar edhe ne kete postim e ke pasur te veshtire te ecje me kete veshje,une mendoj se cdo jeri perpara se te duket bukur duhet te ndjehet konform me veshjen qe mban,shtoji ketu edhe faktin qe do qedrosh per min 8 ore e zyre

    ReplyDelete
    Replies
    1. Une e di c'kam hequr :) por Fashion-i dhe Komforti nuk rrine ne nje poltron madje jane zene keq me njeri tjetrin e nuk flasin fare. Te falenderoj per komentin.

      Delete
  13. mendoj se corapet shkurtojne shume gjatesine e kembes dhe jo te gjithe mund t'ja lejojne vetes ti mbajne.... ky look pa corapet do kishte qene me i arrire :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. E vertete e shkurtojne ,e shkurton pak dhe fotografja qe ne vend te me nxjerre me pahir te gjate shumicen e rasteve nuk e ben ;) pavaresisht kesaj une mendoj se njerzit duhet te guxojne te luajne me pamjen pasi vetem keshtu mund ta kuptojne cfare i shkon e cfare jo.

      Delete
    2. Varet nga prioritetet qe ke: te vishesh bukur dhe me stil ose te ndjekesh moden ne cdo hap.... mendoj se cdo njeri duhet te mundohet qe te prezantoje veten sa me mire dhe kjo s'do te thote gjithmone te guxosh per ta arritur kete...ose te pakten mund te guxohet ne shtepi dhe jo ne rruge :)

      Delete
  14. une nuk do guxoja. kam kohe qe i vij verdalle per te veshur kepuce "oxford" me corape me dizenjo dhe pantallona boyfriend dhe akoma nu ke kam realizuar. me jep nje mendje si mund te dukem ashtu? eni

    ReplyDelete
    Replies
    1. Po une mendoj se Oxford shoes vetem me corape vishen mos gaboj,vete nuk i bleva asnjehere edhe pse me pelqenin por mendoj qe s'do shume guxim apo jo.
      KLM Eni.

      Delete
  15. kjo veshja ketu ty t ka aq lezet mmmm big like

    ReplyDelete

Total Pageviews