Monday, March 10, 2014

Miss Sweater

Duke ju uruar te gjitha femrave "Gezuar 8 marsin" dua te ndaj me ju endrren e mbremshme e cila nuk e di nese mund te quhet enderr apo makth.
Do ju lutesha paraprakisht te mos qeshnit por mbreme ne enderr me perzgjodhen per te marre pjese ne nje Miss.Me thene te drejten dikur vertet me kane perzgjedhur por ne enderr ishte e tashmja :) dmth i kisha gia vajzat dhe keto forma qe kam.
Dhe e kenaqur pranova kur nje vajze po me intervistonte duke mbushur nje skede,gjatesia 170 i them pesha...OH SHIT PESHA 70...e ...Ja ketu dhitet puna.
Nuk arrita ta thoja peshen sepse u zgjova me frymemarrje te renduar dhe qull ne djerse nga ankthi.
Nuk jam nga ato qe peshen e kam problem,por mesa duket ne subkoshencen time Dicka po me thoshte stop.
Por menyra me e mire per te fshehur dobesite tuaja ndoshta eshte pranimi i tyre me qetesi e pozitivitet duke mos ju penguar per te qene person i lumtur dhe me disa kthesa me shume. Meshkujt vdesin per kthesat apo jo?
E pra dhe mua sme pengoi asnje kthese as mal as koder per te futur trikon prej akreloni poshte fundit duke realizuar keshtu nje veshje sa te vecante aq dhe komode e te ngrohte.
Nderkohe nje krehje ndryshe por dhe syzet Carrera 6008 me bene te harroja konkursin e missit dhe endrren e keqeduke u ndjere serish nje tokesore qe lumturohet me cte gjeje:)












Thursday, March 6, 2014

Camel TOP


Cfare mund te jete me e domosdoshme se Camel Coat qe folem pak kohe me pare,epo guess what Camel TOP sigurisht.
 E di qe mund te mendoni qe po ju flet nje budallacke qe must konsideron cdo gje qe vesh Mira Duma dhe ne fund te fundit besoj se keni te drejte,por shkoni pak me tej.
A ka artikull me intrigues se ai qe perkon me ngjyren e trupit i cili te shkakton nje efekt te menjehershem provokimi e epshi te pakontrolluar duke shtyre kedo te mendoje ne ke veshur gje poshte apo jo.A ka loje me te rrezikshme se te mbash ngjyren e mishit direkt ne mish e cila duhet te themi rrenqeth dhe personin me te pandjeshem.
Mos te flasim per pjesen qe kombinon absolutisht me cdo ngjyre,por kur vjen e kombinuar me te bardhen,me te bardhen e bores duhet te them qe behet vdekjeprurese.
Nuk e di por nese per shume njerez kjo triko nuk ka asgje te vecante,por per mua dhe sojin tim te semure eshte e perkryer e shumepritur e shumedeshiruar,eshte triko qe te ndryshon jeten ose te pakten diten who cares,eshte triko me te cilen ne mos u dashurofte dikush me ju, do dashuroni me shume veten.
E nese mendoni qe pritja per ta gjetur kete triko ishte e qete normale e pranueshme,gaboheni rende.
Qe ne momentin qe mua dhe sojit tim i lind nevoja per te patur nje artikull te tille MUST qe ne ate moment fillon nje torture e vertete,qe Zoti me falte ngjan pak a shume me deshperimin kur te ka humbur nga syte femija.
Ok e teprova pak se ne sojin tim edhe nese te humb femija nuk shqetesohemi aq shume se e gjejne rrugen vete :) just kidding.
Por JO me trikon nuk ndodh ashtu ajo ska per ta gjetur rrugen nese ne nuk e gjejme me pare  ate.Ne fillim rremon neper site me shpresen qe do e gjesh diku nje Camel Top por kur searchi perfundon me dy ose max 4 tope qe vetem Camel s'jane te fillon nje ndjenje e sikletshme meraku se mos ndoshta kete situate do gjesh dhe ne "lagjet" e tjera.
Edhe kur kerkon ne lagjet e tjera ngjajne me femiun tend por s'jane kurre aq te bukur ashtu sic e kerkon ti,apo duhet te them me Morrin tend MIRA :).
Pastaj duke kerkuar e shpresa jote duke u holluar si fija e tymit kur ndalet flaka,shikon veten qe ke filluar te kruhesh,per nje TOP are you insane or what?
Ok paske filluar dhe te mendosh anglisht sigurisht.
Nejse ditet kalojne dhe ti e gjen veten te derrmuar para ekranit me shpresen se do e gjesh femiun tend Camel deri kur nje dite ...
...
...mos prisni te trokase vete gjithsesi...
Ok mos te zgjatem me shume e merr e fut ne shporte dhe e paguan ja KAQ 
Edhe ky me femijet e tjere do rrije,gjithe ky entuziazem le nam :)

Tani me thoni qofshi i sojit tim apo jo nese jeni ndjere ndonjehere keshtu?




















Wednesday, March 5, 2014

Cut Out Boots

Gjyzemcizme lekure Asos
Masa UK 6 apo EU 39
Cmimi 3.000ALL
Mund ti shikoni edhe ketu



Wet White Skirt

Fund Mushama i Bardhe
Masa UK 12
Cmimi 2.000All


Tuesday, March 4, 2014

Edie Sedgwick

Ju tashme e dini qe nje hall me vete qe po me kalon ne depresion se fundmi eshte kjo rritja e flokeve apo kalimi i fazes se tranzitit qe shumica e femrave e jetojne si nje tmerr apo ferr.
Ne kete faze e vetmja gje qe te mbetet eshte te jesh kreative te mos mendosh C'e keqe e madhe te ka gjetur,dhe te mos kape paniku e ndjenjat e thella te pendimit Po c'pata qe i preva?
Keshilla e rradhes eshte qe te gjeni ngushellim ne faktin qe femrat me floke te shkurtra jane konsideruar kurdohere instyle me guxim seksi edhe ne ditet e tyre me te keqija.Mjafton te beni nje udhetim ne te shkuaren dhe do gjeni pafund shembujsh femrash te suksesshme te cilat periudhen e krizes e kane kthyer ne stil dhe firme te personalitetit te tyre me floke te shkurter. Ndaj ne cdo kohe floket e shkurter bejne zhurme dhe jane shume here me te diskutueshem dhe me intrigues se floket e gjate.Ky nuk eshte argument te prisni floket sepse realiteti ne mengjes nuk eshte sic e pershkrova me siper por krejt e kunderta dhe ne te gjitha e dime kete,por ne ditet e mira pak inspirim nga e kaluara na shpeton dhe na jep notat e glamit te cilat i mungojne diteve te sotme.

Stilimi i sotem vjen i inspiruar nga Muza e Andy Warhol Edie Sedgwick e cila me brishtesine e saj perjetoi nje karriere te shkurter por qe la gjurme te thella sidomos ne boten e modes.

Per gjithe ato qe duan ta njohin me teper ju sugjeroj te shikoni filmin Factory Girli cili me frymezoi per kete krehje.

P.S Balukja ne mes eshte nje must ndaj do ishte koha e duhur apo jo





Monday, March 3, 2014

Superga Sneakers

Atlete Superga
Masa 39
Cmimi 2.500ALL



Superga Sneakers

Atlete Superga
Masa 39
Cmimi 2.500ALL


Monday Mood

Nuk eshte ndjesia me e mire e mundshme e hena por pas nje fundjave e semure ne shtepi duhet te ngushellohesh dhe me te henen,ndaj me e pakta qe mund te beja per veten ishte te shkoja te parukieri.
Keshtu do vija ne pah dhe fijet qe kisha bere te enjten (po mesa duket isha me shume e semure nga trute  sa dhe fijet kisha mangut) dhe sic i thone nje fjale te urte mos bej plane, parukieri vendosi te mos vinte :(
E keshtu qe ju duhet te mjaftoheni me nje kacube te fryre e cila vjen me nje buzeqeshje shume te sinqerte me te kuqin e ri ngjyre mavi :)

Fundjave te bukur















Total Pageviews