Saturday, January 24, 2015

Grey Floral Asos Skirt

Fund Asos
Masa UK 14
Cmimi 4.000 ALL

Mund ta shikoni edhe ketu dhe ketu



Camel & Olive Green

Ka nje arsye pse femrat cmenden  pas palltos camel dhe jo,nuk mendoj se eshte vetem sepse revistat e modes e sugjerojne,por duket se me pallton Camel kombinimet nuk kane fund.
Duket sikur eshte krijuar per te tera ngjyrat dhe te tera stilet nga takat e larta e der te atletet palltoja oversized i pranon te gjitha dhe nuk di te thoyte jo. Sot ajo vjen e hedhur kraheve me jeshilen e ullirit nje kombinim sa i thjeshte aq dhe i bukur kur pjese e lookut jane dhe syzet Fendi te cilat ngjyrat i petezojne ne shtresa,nje risi e gjithe koleksionit.
Nje post i thjeshte qe ka frymezuar miken time per nje skec shume te mire i cili erdhi si nje "miremengjes"  i embel e i bukur ashtu sic vetem miket e mira dine te te zgjojne.


















Wednesday, January 21, 2015

Bright Colors

Nuk e di por njeriu i merr kilet krejt pa kuptuar dhe vetem kur e gjen veten me nje mase me shume. Kalimi vjen aq gradualisht sa duket e pamundur te mos e pranosh.
Ti e gjen veten duke zgjedhur nje stil me te pershtatshem per ty apo e kufizuar nga kilet tashme ,ketej zgjat nje fund andej shto nje menge,eviton materialet fluffy apo lesh te trashe,edhe strecet kane kohe qe sherbejne vec per palester,takat gjithashtu nuk jane opsioni me i mire dhe ne fund zgjedh me mire te evitosh sa me shume pasqyren.
Duket sikur cikli mbyllet aty,por ky do ishte skenari me i keq.
 Ndonjehere duket sikur problemin me kilet nuk e ke dhe aq shume ti,por pritshmeria e te tjereve per ty.
E ne fakt te qenit mbipeshe duket se nuk eshte dicka fort e mire jo vetem per pamjen por dhe shendetin,ndaj nese shikon qe ke marr tatepjeten atehere ndalo dhe mendo cfare gjerash te shendetshme ke mundesi te provosh.Pak sport (gjej kohen dhe jo justifikimet) ,pak kufizim ne te ngrene (jo diete) mjafton te jesh e vendosur! Duhet shume vullnet dhe une ende nuk i kam mbushur mendjen vetes te marr kthesen por nderkohe nuk dua te ndihem keq me veten vetem sepse kam disa kile me shume.
Ndaj si per te thyer pasqyren e cila ne shtepine time nuk eshte magjike dhe kilet te gjitha mi reflekton mbrapsht,mendova te rrezikoj me nje veshje te cilen s'do ja keshillojave vajzave mbi peshe...DERI TANI!

Sepse sic themi gjithmone Fashion nuk eshte per te te percaktuar limitet dhe per te diktuar Cfare s'mund te jesh,por eshte nje loje qe te hap dyer mundesish realizimesh te cilat te japin energji jete e drite.
E kush me mire se ngjyrat mund te t'i japi te gjitha keto njeheresh aq sa duket se kilet jane gjeja e fundit qe te shqetesojne :)
Golfe me materiale te trashe nje Donts per vajzat mbipeshe mund te kthehen ne opsion nese ti zgjedh te shkelqesh ne nje kombinim te  patemete psh me pantallona me ngjyre shume te theksuar si limoni .Luaj me ngjyrat duke e kaluar vemendjen sa ne pjesen e siperme ashtu dhe ne te poshtmen,shto kepuce me ngjyre e aksesore te ngarkuar te cilet do te bejne ty nje fashion icon me gjithe 5 apo 10 kilet e tua qe ke me shume.
Sepse ti ke dicka me shume :) nuk tingellon aq keq apo jo :)



















Thursday, January 15, 2015

Camel Coat ... Again

Jeta si blogere ndonjehere nuk eshte fare e lehte. Dhe gjerat komplikohen pikerisht kur ti "mendon " se te duhet dhe "ajo"!
Per nje blogere duket sikur cdo gje eshte MUST dhe deshira per te patur dicka i tejkalon parashikimet ,por ndonjehere dhe mundesite. Dhe loja per mua fillon sapo produkti eshte Low in Stock aty vertet qe ballafaqohesh me fatin, TI apo dikush tjeter kush eshte fatlumi. Ne dyqan ndoshta do shkulje ndonje krah por kur ben shopping online cdo gje behet me e lehte. Me e lehte fizikisht ,por psikologjikisht eshte i njejti stres ,syte te dalin si topa duke rremuar dhe analizuar pros dhe cons te cdo artikulli sapo e fut ne shporte fillon faza "Haxhi Pishmani" e kur ne shporte ke futur me shume se limiti i kartes atehere te duhet te leshosh dike ne gremine.Vendime qe jo vetem s'te permiresojne jeten,por duket sikur cdo dite te bejne me fatkeqe.
Dhe ja ku eshte ajo Pallto Camel Oversized!
Tashme dhe Oversized sic i enderroj un,pallto te cilen ti e ke pare gjithnje Out of Stock ...kur ja nje dite shikon qe ka vetem nje mase UK 16! Je aq e deshperuar sa masa nuk te thote asgje, e fut ne shporte me shpejt se te kishe rrembyer nje banke,dhe fillon te argumentosh(aqsa mund te argumentoje nje psikopate)!
Pyet cerekun e kolegeve te cilat gia te etiketojne te cmendur si mund te blesh nje pallto 90 Paund kur nuk eshte masa jote ,por ato thjesht "nuk te kuptojne". Aty kupton qe pervecse i kerkon ndihme per keshillen te duhet ti kerkosh dhe karten sepse e jotja ka dispo vetem 20 apo 30 paund (sepse psikopatet flasin me paund).
Persa kohe qe te njohin si rob zoti ta huajne karten dhe ti u bere me nje pallto e cila nje zot e di kur do vije,nese vjen! Dhe ja ku te vijne 2 pale xhinse! Drama ! Sapo shikon xhinset te cilat per ironi te fatit jane size Small syte te mbushen me lot dhe dhimbja qe perjeton eshte sikur ne dore ke koken e prere te nje njeriu te dashur. Nuk do ta besosh por ti ja e ke ne duar koken e prere fillon mallkon me ze!
Si cdo fatkeqesi dhe kjo me kalimin e kohes do zbehet,por ndryshe nga vdekja qe eshte e pakthyeshme pallto del serish ne stock kesaj rradhe 10 ,por si thame e kujt i duhen numrat :)
E blen serish kesaj rradhe nga aplikacioni ne telefon ndersa je ne timon,dhe shoferet pas teje i bien borive. Jane ne terezi keta njerez ty po te marrin pallton ,ata s'durokan dot 3 minuta sa te besh checkoutin.
Tashme je e qete! Me ne fund shkoi haka te i zoti kalon nje fundjave te lumtur dhe te henen gjen mailin ne pune qe ka ndodh nje ngaterrese dhe Pallto nuk eshte gjendje.
Fillon perplas gjera duke share neper dhembe me nje fjalor qe nuk eshte me i joti,dhe blen ngjyren tjeter Lilac meqe Camel kaq e kishte.Tashme Lilac eshte si martesa me shkese,sa pa martuar edhe ti u ngushellove me nje,at least modeli eshte i njejte.Kalon kohe dhe vijne uljet,sapo ti ke filluar te "dashurohesh " me Lilacun kete te shkeses pra dhe te fillosh te mendosh qe ndoshta kjo ishte zgjedhja me e mire se ti nje Camel Coat e ke... kur ja ku te del serish para syve Cameli... tashme dhe me ulje. Nuk mund te perqafosh kompjuterin por dhe kete je ne gjendje ta besh, syte te jane mbushur me lot nga gezimi dhe  e fut ne shporte tashme eshte e jotja.Shikon njerzit perreth qe si ne cdo skenar as nuk ua ndjen cfare perjeton ti dhe aty fillon e ndihesh fitimtare,nuk deshiron ta ndash me askend kete moment lumturie dhe kerrusesh duke ruajtur pallton qe tashme e ke ne shporte.Konfirmon blerjen por tashme e ke humbur 2 here smund te mjaftohesh me heren e trete.Psikopatja ne action blen 2 cope njera pas tjetres se ne rastin me te keq vetem njera do jape shpirt rruges dhe kjo eshte hera e fundit qe udheton drejt "dashurise se vertete" nese dhe kesaj rradhe ajo "dashuria e vertete" ngaterron rrugen atehere eshte dashuri e humbur! S'ka me !
Historite e dashurise jane vertet te bukura kur perfundojne mire apo jo ??!!!
Palltos Camel e cila erdhi vetem Nje HERE ju bashkangjiten dhe syzet camel nga Fendi per te sjelle nje finale ashtu sic duhet ne keshtu rastesh.



























Tuesday, January 13, 2015

Red Jumper Dress

Fustani i pare per 2015 dmth i nates se nderrimit te viteve por kesaj rradhe for real eshte nje fustan i trikotuar i kuq nga Asos me golf.
Nje fustan shume i rehatshem me nje gjatesi MIDI i cili perben risi per mua sepse e para nuk eshte marre ne Sales dhe e dyta e kam veshur me cizme te sheshta ,zgjedhje te ciles une i qendroj pak larg.
Cfare e ben kete fustan nje zgjedhje te guximshme dhe per tu duartrokitur,eshte pikerisht sepse mund ta trampolinosh (alamet folje shpika) nga divani i shtepise ne klub apo dhe pune vetem me nje click,ose me mire te themi pa click fare.
Me thene te drejten ngjyra origjinale e ketij fustani le pak per te deshiruar dhe kushdo qe e ka zgjedhur mund te me jape te drejte,aq sa une u drejtova ne poste per ta kthyer mbrapsht,por duhej vetem nje foto para pasqyres qe une te ndryshoja mendim dhe ta votoja si nje fustan MUST.
Ok nuk e di a e justifikon shume cmimin cilesia ,por modeli eshte vertet sa i rehatshem aq dhe trendy e mbi te gjitha ne foto del aq i bukur :)






















Total Pageviews