Showing posts with label shorts. Show all posts
Showing posts with label shorts. Show all posts

Saturday, September 8, 2012

Alba if I was there with U

... e meqenese Fashion ka lidhje me Enderrimin,postimi i Albes me frymezoi te krijoj dhe une nje veshje si per Vogue Fashion's Night Out...

E meqe per Milano isha pak vone se kish mbaruar Festa,e dyqanet nuk me priten mua te rrinin hapur per disa poza,perdora vetem Night-in dhe perfundova me nje mikeshe po aq fashioniste me 2 gocat e saj te Taiwan-i.
Veshja ish really inappropriate per Taiwanin me karroca por une isha ne Vogue Fashion Night Out keshtu qe me ngeli vetem te shkrep pozat te pema :)

Enjoy it dhe enderroni :)












Tuesday, August 28, 2012

Dubrovnik at Night

Pershendetje serish,

me duhet te shfajesohem disi per vonesen e gjate ne postime dhe jam e pavendosur duke pare popullaritetin e blogut qe rritet nese duhet te them arsyen qe dhashe ne pune qe "kisha gocen semure" ,apo thjesht qe atje ku isha une nuk  kishte internet.

E nejse po e vazhdoj aty ku e lashe ne Dubrovnik meqenese arsenali i veshjeve s'ka mbaruar ende e ndoshta  mund tju vleje ndonje info.
Te gjithe besoj e kemi te degjuar e tashme e dime qe sapo kalon kufirin shqiptar njerzit zgjaten ne nje menyre gati gati te frikshme.E meqenese per mua ish hera e trete qe vizitoja Dubrovnikun kesaj radhe me mbetej vetem te konstatoja ato qe i kisha thene kunates time e cila eshte 1.78cm qe atje do ndihesh e shkurter. Kuptohet qe natyra jone femrore analizone cdo centimeter te staturave te tyre duke pritur mos gjenim rastesisht ndonje difekt por jo perfudnimisht jane popull i bukur dhe sekretin e bukurise e kishin  te thjeshtesia.
E vendosem qe te hynim ne nje dyqan syzesh mos gjeja te preferuarat e mia MIU MIU per kete sezon pasi i pame ne poster ne vitrine.Hello may i help you? qe ketu filloi diskriminimi e kuptuan qe jemi turiste e jo Kroate :) nga gjatesia. We want to see those MIU MIU sunglasses please i thame.Nderkohe kishim 2 meshkuj qe po shikonin e provonin syze para nesh.
Bejme ti shikojme syzet tona te dashura vervit koken ketej e vervit koken andej po hic s'na linin ata dy zdapet.Gjej hapesira bosh qe ti gjenim syzet te stendat po hic vetem xhepat e pantallonave te atyre kishim para syve.
E dolem nga dyqani duke share Po ju .... dhjefsha rracen pra :)

MIU MIU Sunglasses Fall 2011


                         









Friday, August 17, 2012

Old City- Dubrovnik

Qyteti i vjeter...

nuk e di ndjesine tuaj por ndertesat, kalldremi, vitrinat,kafenete cdo gur ne kete qytet me magjeps,pastertia freskia,thjeshtesia cdo gje.

Dhe meqenese po flasim per gurat eshte nje gur i vecante ne te hyre te portes se madhe ne te majte qe ndoshta shume prej jush qe e keni vizituar i ka shkare nga vemendja,ai eshte Guri me argetues i gjithe qytetit.
Per monumentet historike e kulturore vizitoni sitet qe ofrojne info te kualifikuar ndersa per kete gurin po ju flas une.
Te ky guri kemi 3 vjet qe hypim dhe asnjeri prej nesh  nuk mund te qendronte me shume se 5 sekonda.E nderkohe aty krijohej nje rreth kureshtaresh qe te gjithe pas pak minutash provonin te njejten akrobaci dhe asnjeri nuk fitonte me gurin.Ne foto nuk dallohet mire po ky gur kish nje pjerresi rreth 35-40 grade dhe besoj kjo ishte dhe arsyeja qe ne deshtonim.
Ne fakt Jo te gjithe!!! se pasi u lodhem ne dhe Guri me ne,vajza e madhe me la akulloret ne dore dhe vendosi ta provoje dhe ajo me pak ndihme.
Jo vetem qendroi por pati kohe te pozonte, te perdridhej,te leshonte leshte(floket doja te thoja) dhe pasi i leshoi te lepinte dhe akulloren (Roze me Lejla) se shijet nuk kane rendesi per familjen tone PINK.

Kalofshi bukur.












Tuesday, August 14, 2012

Baggage

Pershendetje,

edhe pse me vonese me duhet te postoj dicka per Valixhen e pushimeve mqse e kisha bere gati postimin para se te nisesha.

Gjerat qe s'duhet te harrojme kur bejme gati valixhet.

Kete vere ishim 3 femra :) dhe bushi 4 per tu pergatitur ,dmth familje e madhe dhe pervec nderresave valixhja kish 60 fustane :) 10 dite *2 here ne dite *3 femra :) bejini vete llogarite.Nderkohe termetit te vogel Sharmin duhet ti merrnim dhe 30 body e 20 gushore.
Shampot furcat e dhembeve e pjesen e higjenes se gjithsecilit jane domosdoshmeri  nga 2 peshqire plazhi per secilin dhe vetem sheshka (asnje pale taka per pushime)

Kutia e tualetit nje laps nje fard nje maskara nje parfum,aksesore ato qe shkojne me shumicen e veshjeve qe keni marre.

Aparati fotografik eshte kryesori edhe nese skeni BLOG :)
Pashaportat qe besoj nje pjese i ndodh qe zbulojne se i kane harruar vetem ne check in.

Dhe pjesetaret e dashur te familjes :))) mos i harroni hahahaha

Nese keni ndonje histori te kendshme me gjerat qe keni harruar ndihuni te lirshem ta ndani ketu.





















Friday, July 27, 2012

Ready for the BeaAACH

Pershendetje femra ne detaj :)

Flitet vetem per pushimet,ku disa u kthyen e disa do nisen. E shqetesimi i ne femrave nuk eshte as ku do shkojme dhe sa do shpenzojme po ajo e shkrete valixhe qe nuk nxe gjithe dollapin.
Kete vit e menduam paraprakisht qe do behemi "njerez" dhe do marrim vetem "il minimo indispensabile",dhe pak a shume valixhja jone do ishte si e Mr Bean nese  e mbani mend.
E nese Mr Bean pret e shkurton ato qe ka der dhe arushin e shkrete,ne femrat jemi ndryshe, ne duhet t'i blejme me stilin qe duam te kemi kete vere.

E keshtu fillon Refreni Skam per paradite per te vajt ne plazh Skam per te dale ne Darke po Skam dhe per ndonje Disko verore po Skam rroba banjo se te vjetshme  s'vishen me Skam Kapele Skam peshqire te mire Skam vajrat per tu nxire Skam shapka me gisht po skam dhe shapka per det se andej ka shkembinj, po skam dhe ca lule se po nuk i vure ne vere kur ti vesh ,po Skam dhe ndonje maxi se duhet po Skam dhe cante plazhi po cilen cante te marr per pasdite e monologu i Skameve qe duhet te behen KAM KAM nuk mbaron.

Akoma nuk e kuptoj pse nuk i kane keto probleme meshkujt,i imi tha me merr nderresa e 2 pale pantallona te shkurtra 2 kanatjere kaq me duhen per ne plazh.

Spo zgjatem me pasi e premte sot e te gjithe po bejne gati valixhen per fundjaven ndaj dhe une po ju sjell nje veshje qe e bera KAM per plazh :)

Kalofshi bukur.






Wednesday, July 11, 2012

Shorts

Ne keto dite te nxehta eshte e pamundur te mos kesh deshiren te heqesh c'te mundesh nga trupi dhe e shtuna me gjeti para dilemes... C'te vesh?!!!... Po c'do thote bota ?!!!

Dhe nuk e mendova gjate e zgjodha pantallona te shkrutra bezhe me penca me kanatjere te bardhe XL .E meqenese nuk behet fjale te veshesh taka ne fundjave taken e vura ne kanatjere  e nje take mente qe te freskoheshin njerezit duke e pare.
Sheshka me gisht qe per disa si motra ime jane te domosdoshme,ndersa per mua akoma cuditem pse i kane shpikur :)

Nejse ne total ndihesha mire dhe kur pashe fotot kuptova pse keto kanatjere tip boksieresh ne stervitje i veshin  me sytjena SY dmth une i kam veshur gabim,mend per here tjeter :(
E nderkohe nuk do doja ta mbyllja shkrimin pa dhene nje keshille te fundit Para se te dilni nga shtepia me "pantallonat e shkurtra" te rrotulloheni 3 here para pasqyres me sy kritik e jo duke u admiruar qe kur te dilni ne rruge te thone bota "Po Kjo Ka pasqyre Magjike ne Shtepi?!!!!

Kalofshi mire 

PS kam qe te shtunen pa internet s'me ka ndodh asgje e keqe :)











Total Pageviews