Showing posts with label bag. Show all posts
Showing posts with label bag. Show all posts

Friday, November 23, 2012

1 Million Dollar Baby

Nuk e di nese e keni vene re dhe ju qe trikot e leshit te gjata jane shume IN dhe mund te interpretohen me sheshka por dhe me taka.Aq me teper ato qe kane dhe motive interesante si kjo triko (Boyfriend Cardigan).

Si nje nga Femijet e viteve 80-90 :) dollari s'mund te me kujtoje asgje tjeter pervec Zio Paperones me hedhjet e tij ne pishinen me flori apo ndertesen mbushur plot me simbole te dollarit.

E s'me mbetet gje tjeter vec t'ju uroj Shnet e Pare e mos te zgjatem me meqe eshte e premte e besoj doni te dilni :)



















Thursday, November 22, 2012

Winter White

Pershendetje mikesha,

nje nga propozimet me te pelqyera per mua te ketij dimri do jete padyshim Winter White.Nese deri dje kemi menduar se e bardha  eshte ngjyra e veres dhe lidhet ngushte me te nxiren e plazhit ,sot stilistet na kane vertetuar serish qe ne Fashion nuk ka rregulla duke sjelle ne nje outfit dimeror te kombinuar te bardhen me te bardhen dhe te bardhen...

Une e dashuroj pafund kete trend edhe pse gjate gjithe dites me duhet te shkembeja mesazhe me partnerin i cili me drejtohej ore e cast "Dimri i bardhe si me degjon?!"










Monday, November 12, 2012

Mother in LAW-For Rent


Mendoj se fashion mund ta gjesh kudo mjafton te kesh imazhin e asaj qe kerkon ne koke e pak guxim ta vesh ne jete.
Ndoshta do e besoni e disa ndoshta jo por fundi i sotem eshte i Dados se vajzes se madhe (ky eshte nje personazh shume i rendesishem ne jeten time sa une se fundmi e therras "Vjeherr") por kjo nuk ka shume rendesi pasi po te filloja te flisja per te s'do mjaftonin gjithe Blogjet e botes :P
E ndersa kjo "vjehrra ime me qera" eshte nje gjirokastrite,maniake e pastertise shikoj siper turres se rrobave qe lan pafund nje fund te hedhur me lule dhe xhepa anash te fryre.
Fakti qe lulet nuk ishin te njetrajtshme por fundi ka nje motiv tjeter lulesh ne pjesen e fundit dhe ata xhepat  ashtu te fryre qe me kujtojne shume fundet e fshatareve me ngacmoi aq shume sa ja kerkova borxh menjehere.
E meqe kjo "vjehrra ime me qera" nuk eshte aq elegante mu desh ta mbertheja me paramande e te maskoja dicka me rrip qe mos te kupohej qe ish disa numra me i madh :)
Nuk e di por se fundmi me gjithe blogjet e aplikacionet e fundit ne androidet tane,fashion eshte kthyer ne nje loje aq te thjeshte e argetuese sa krijimi i nje looku me duket si lojrat qe ben ime bije ne dressupgames :)
Dhe sekreti eshte te kombinosh mire ato qe ke pasi e mira nuk ka fund ...

Si ju duket ? E kaluat nje veshtrim nga garderoba e vjehrres ?:)











Friday, November 9, 2012

Just Jeans



 Nese do me kishin thene para 10 vjetesh qe xhinset do ishin nje nga veshjet qe do veshesh me rralle do I kisha qeshur ne fytyre duke menduar se kisha perballe dike “te shkalluar e te shkaterruar je vete J
E mesa duket cdo gje qe themi ne jete, koha na ben qe te vertetojme po me aq devotshmeri te kunderten e asaj qe kemi pohuar dikur me nje bindje te madhe.Nuk dua te flas per xhinset e s’dua as ti kujtoj xhinset e grisura pasi ndjeshmeria ime arrin ne ate pike sa mund edhe te fus koken ne jastek duke I qare ato kohera pa ze.
Por asgje nuk eshte e humbur nese ti di ta sjellesh ndryshe dhe nje veshje me xhinse.
Propozimi im eshte t’I interpretosh pak me ndryshe xhinset duke I kombinuar me veshje pak me elegante duke bere keshtu qe theksi te mos jete vetem tek Jeans-et.
E nderkohe nje xhakete oversize me menget e rena dhe balerinat me studs e kompletojne look-un duke bere qe xhinset te jene gjeja e  fundit qe vihet re.Madje dhe modeli i flokeve nuk eshte i rastesishem,deshira ime ishte te mbaja te njejten linje me Sequin Peter Pan Collar apo thene shqip Jaken me temina :)

Kalofshi sa me bukur dhe fundjave te bukur me xhinset tuaja.


















Monday, October 22, 2012

You blue my mind

Ideja e postit te sotem eshte vertet ajo e nje mendje te cmendur.
Pallto me sandale?!!!
Apo pallto e gjere me Pencil skirt?!!!

Mesa duket s'kane mbetur me rregulla per te thyer me trendet e fundit,e madje dhe moti ne Tirane i vjen pershtat ketij miksimi stilesh e materialesh.

Testi i pare shkoi mese mire pati nje jehone interesimi dhe pelqimi te pranueshme ne Live Environment,nuk e di ju c'mendim keni?



















C'pershendetje presidenciale qe ish kjo !!!


Total Pageviews