Monday, November 12, 2012

Mother in LAW-For Rent


Mendoj se fashion mund ta gjesh kudo mjafton te kesh imazhin e asaj qe kerkon ne koke e pak guxim ta vesh ne jete.
Ndoshta do e besoni e disa ndoshta jo por fundi i sotem eshte i Dados se vajzes se madhe (ky eshte nje personazh shume i rendesishem ne jeten time sa une se fundmi e therras "Vjeherr") por kjo nuk ka shume rendesi pasi po te filloja te flisja per te s'do mjaftonin gjithe Blogjet e botes :P
E ndersa kjo "vjehrra ime me qera" eshte nje gjirokastrite,maniake e pastertise shikoj siper turres se rrobave qe lan pafund nje fund te hedhur me lule dhe xhepa anash te fryre.
Fakti qe lulet nuk ishin te njetrajtshme por fundi ka nje motiv tjeter lulesh ne pjesen e fundit dhe ata xhepat  ashtu te fryre qe me kujtojne shume fundet e fshatareve me ngacmoi aq shume sa ja kerkova borxh menjehere.
E meqe kjo "vjehrra ime me qera" nuk eshte aq elegante mu desh ta mbertheja me paramande e te maskoja dicka me rrip qe mos te kupohej qe ish disa numra me i madh :)
Nuk e di por se fundmi me gjithe blogjet e aplikacionet e fundit ne androidet tane,fashion eshte kthyer ne nje loje aq te thjeshte e argetuese sa krijimi i nje looku me duket si lojrat qe ben ime bije ne dressupgames :)
Dhe sekreti eshte te kombinosh mire ato qe ke pasi e mira nuk ka fund ...

Si ju duket ? E kaluat nje veshtrim nga garderoba e vjehrres ?:)











14 comments:

  1. Tani une s'e di perse te te kem zili?!!!
    Per dadon e cila s'eshte gje tjeter vecse dytesimi i te qenurit mami/grua punetore(blogger)? Per imagjinaten dhe rremimin e fashion ne cdo qelize te jetes tende duke e percjelle ate si loje? Apo per te miren dhe bukurine qe ti sjell sa here qe shkruan, te cilen une e quaj e mire pa fund?!!
    Une mendoj se veshtrimet dhe adhurimet qe mund ti japim garderobes se vjehrres s'duhet te mbetet vetem aty po te shikohen edhe tek syte e djalit qe ajo na ka dhuruar!!! Mendoj se edhe kjo eshte 1 e mire pa fund dhe s'ka app qe ta zevendesoj!!!

    p.s.
    Ah po dicka do te toha ketu te korrigjoja a eshte e mundur qe kur te vendos komentin te kem ty dge artikullin perpara? Frymezimi me vjen me mire!!!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Me duket se e rregullova ate qe kerkoje te shenimi i fundit.

      Delete
    2. Po po e rregullove dhe te falenderoj qe na je gjithemone prane!!!

      Delete
  2. Po buzeqeshja me vete teksa po lexoja rreshtat e pare Estela. Nga nje ane me vjen shume mire qe ngacmohesh nga nje cope apo nje motiv dhe frymezohesh te krijosh nje veshje te plote, sepse me kujton veten time qe e vogel, qe kam patur fiksim te germoj ne garderoben time, te mamit, te gjyshes, te vellait, te babit per ndonje "objekt" qe do me shkelte syrin e do me lejonte te kisha nje veshje te re per nje dite. Nga ana tjeter me vjen inat qe kam pak kohe pa krijuar gjera te tilla, pak per faj te mamit tim qe eshte kunder ketyre "sajimeve me rrecka" dhe ben nje kritike te ashper sa here me sheh te veshur ashtu e pak (ose shume) per faj te internetit, fashion blogs dhe online shopping qe te injektojne trendet e fundit dhe deshiren per te blere rroba te reja cdo muaj (ok, cdo jave). Te pergezoj qe eksperimenton dhe i con deri ne fund krijimet qe te vijne ndermend.
    Persa i perket veshjes konkrete, fundi eshte i adhurueshem, kepucet e mrekullueshme (cila eshte etiketa?) dhe kombinimi me kafen e lekures eshte shume i goditur per syrin e shijet e mia. Nuk arrij ta dalloj mire nga fotot, po nese xhaketa eshte blu, me pelqen sepse komplimenton lulet e fundit. Vetem nje rregullim te vogel do beja une per shijet e mia, do zgjidhja nje xhakete pak cm me te shkurter. In total, good job :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Lisa flm per analizen e vemendshme dhe te kendshme njekohsisht. Kepucet Asos :) sipas semundjes se shekullit online shopping:)e xhaketa blu Benneton. Per cm e xhaketes do doja te te jepja te drejte pasi eshte e vertete 2 cm me pak do ishte perfekt... ama nuk do te jap te drejte per nje arsye te vetme qe eshte fjalia e fundit e postit... E mira nuk ka fund.

      Delete
  3. Kurse une nuk di cte komplimentoj me.......po me shterojne komplimentet postim pas postimi:)))) keep going!

    ReplyDelete
  4. Estela, si gjithmone humori dhe mencuria e shkrimeve te tua e bejne akoma me interesant blog-un tend. Florals vazhdojne te jene big trend dhe per kete sezon dhe ti e kishe mixur sh hijshem me navy blazer!

    ReplyDelete
  5. bookmarked!!, I love your ωеbsite!
    Here is my blog post :: laser spine center

    ReplyDelete
  6. Thanks for one's marvelous posting! I quite enjoyed reading it, you happen to be a great author. I will ensure that I bookmark your blog and may come back in the foreseeable future. I want to encourage you continue your great work, have a nice day!
    Look into my web-site ... terminix pest control

    ReplyDelete
  7. Ndoshta ndonje shkrimtar mund te ti thurte fjalet bukur per te te koplimentuar, cdo gje te ty shkelqen ne kete post, aq bukur e ke sjelle sa nuk ka koment qe e permbleth!
    Cdo gje eshte perfekt!
    Nje pyetje kisha, vjerra nuk te pyeti ku po shkon:-))) gje qe ndodh sh shpesh!!

    ReplyDelete
  8. Kombinim shume harmonik i ngjyrave :)Love it!

    ReplyDelete

Total Pageviews