Sa here shikoj pantallona me mix printesh me bie nje si vilani dhe nuk e kontrolloj dot veten.Edhe pse e di qe pantallonat e aq me pak ato me lajle lule nuk jane pika ime e forte keto e perjashtuan mendimin te hiqja dore prej tyre sapo i pashe ne instagram te Jona Haderi-t. Kishin kohe qe flinin ne shporte duke mundur deshirat e fshehta derisa ato shperthyen si vullkan e sa hap e mbyll syte u bene te miat.
Ishte si shtyrje ne gremine por nga ato fluturimet qe edhe pse ti e di fundin ndjenja e clirimit gjate renies eshte aq e mrekullueshme sa ste behet vone per asgje.Po flas sikur kam rene ndonjehere ne gremine por me besoni keto pantallona me pelqejne aq shume sa nje kat do hidhesha me qejf :)
Mixet e motiveve pelqej ti kombinoj me nje ngjyre qe nuk e ka motivi po ne kete rast e gjeta prape gati te Jona ndaj nuk eshte e gjitha merite e imja.Nese ende po pyesni kush eshte kjo Jona nuk e keni idene c'keni humbur...