Wednesday, September 4, 2013

Spikes on Shirt Baloon Dress

Duket qe sa here duhet te perballem me tim shoq te kem dhe look-un me te papershtatshem apo me te papranueshem prej tij.
Une planet i kisha bere te dilja me time moter e cila do shkrepte dhe fotot e blogut po kam faj une qe burri me doli para syve dhe mua mu desh ta puthja perqafoja e te shkrepja fotot me shprehjen e tij te disinteresuar dhe mosaprovuese vetem qe ai mos te fillonte nga te tijat.
Harrova qe jam mama e 2 gocave (ne fakt kete e kisha harruar qe ne shtepi kur behesha gati ) dhe u bera porsi pule per nje aprovim qofte me sy te dekoltese poshte kraheve.
Tani me thoni ju mikesha kam faj une qe ky fustan i mrekullueshem i ka te gjitha ka formen si balone qe une sa here e shikoj me bie si vilani dhe duart drejtohen nga nje force e mbinatyrshme dhe klikojne gjithmone Add to bag po add-e shpejto se ta moren kinezet.
Po cfare do me shume se  nje rrip shume elegant lekure qe e thyen mjaft bukur te bardhen verbuese si dhe nje jake kemishe plot me kunja kunja te medhenj te vertete e te zinj.
Me nje krehje qe s'di si tja ve emrin une preferoja ta quaja "naziste" po motra ime tha dukesh si "gay" zgjidheni vete cila i pershtatet me mire gjithcka qe pritej ishte nje karton i kuq :)

Por vetem prej tij pasi une jam e sigurte qe vajzat e mendojne si une fustani eshte mrekullisht i vecante i rehatshem i papare i pakrahasueshem i pazevendesueshem e cdo gje qe do them une atij s'do ja ndryshoje mendjen.
Ndaj nese keni dicka per zemer aq shume sa une dhe partneri juaj s'do ta shohe me sy ...
jo jo mos nderroni partnerin thjesht evitojeni per ate dite :) ose nese nuk e evitoni dot thjesht buzeqeshni si ta ndjeni.


























2 comments:

  1. Ti je shoqja e dy gocave moj jo mamaja! Shkelqen!

    www.theromrom.com

    ReplyDelete
  2. yt shoq i ka bojkotuar komentet ketu? se mua me dukesh e mrekullueshme me kete fustan :)

    ReplyDelete

Total Pageviews