Friday, September 27, 2013

Bomber

Para sezonit kisha pergatitur kete list me MUST Haves te cilen padyshim e kam shpalosur dhe do vazhdoj ta bej post pas posti ne formen time.
Mu kujtua pikerisht sot pasi  shikoj qe jam tek pika 5 

10 must haves from Sharminstyle


Sezoni I ri po troket dhe mendoj se te gjithave na duhet nje guide e vogel cfare duhet te kemi patjeter ne garderobe kete dimer.
1-Oversized Coats- qendroni ende ne zonen me pallton gjigande dhe me xhaketat e te dashurit jemi ende ne te njejtat ujra. Edhe kete dimer keta mysafire do jene mese te pranishem ne dollapet tona, ndaj per ato qe I kane ,eshte nje shpenzim me pak.Pas boom-it dhe suksesit te cdo krijimi oversize duket se ne s’kemi te ngopur per cdo gje qe ofrojn komoditet shije dhe klas.
2-Motif Sweaters- Trikot e medha te ngrira, me printe, madje nese kane forme skuplturale atehere akoma me mire. Mos hezitoni ti blini pasi do I perdorni pafund dhe me e bukura eshte qe do keni mundesi ti vishni me sheshka dhe me taka me boyfriend jeans por dhe me funde te ngushta der nen gju.
3-Midi Skirts - cdo fund nen gju eshte ne mode; nga pencil tek ata te gjeret, por dhe Fundi trecereksh si sirene do jene risia me e mire per kete dimer. Ah po, dhe cdo e care ne fund eshte signature (firma apo sigla) e sezonit 2014
4-Wide Leg Pants - behuni gati te hiqni dore nga pantallonat skinny. Pantallonat e gjera me bel lart prerje serioze do jene versioni me i mire per  2014, per kedo qe do te jete trendy por gjithashtu dhe seksi e provokuese.
5-Xhaketa bomber - alternative e mesme mes nje bluze tutash dhe nje xhakete klasike  eshte dhe produkti qe do zere vend me se shumti ne kombinimet e ketij dimri,duke te lejuar edhe ky kalimet ekstreme nga atletet tek skarpinat me maje. Apo duhet te flasim ketu per elegancen dhe origjinalitetin qe ky produkt sjell kur vishet me funde?!!! Sugjerimi me i mire, per ato qe duan te ndihen pak Top Gun (dhe dashurojne Tom Cruise).
6-Jakat trekendeshe te bardha ne fustane, ne kemisha, nen pulovra, por dhe mbi pallto. Kudo kete dimer do kemi nje jake te rregullt trekendore per te treguar qe cdo detaj s’eshte i tepert dhe I lene pas dore, por i kuruar dhe I vecante.
7-Window Pane- Nga fusha e shahut e LV dhe vijat printi I ketij dimri eshte kontrasti I kornizes qendrojme ne zonen monokromatike (bardhe e zi) por tashme me nje print tjeter.
8- Tejdukshmeria - tashme smund te bejme pa detajet e dantelles te aplikuara mbi veshje por dhe ne material lekure apo te plota jane, gjithnje nje artikull joshes qe s’mund te na mungoje ne garderobe. Tashme dantella vjen dhe ne versionin e papunuar si cope e tejdukshme te cilen do e hasim pafund dhe ne veshjet e perditshme.
9-Alternative Flats-Nga Loafersat e feminilizuar tashme shkojme nje hap me tej me Sheshkat me platform apo Creepers. Mjafton te mos jene Balerinat e famshme, jo kete vit nuk duhet te vishni asnjehere ballerina me mire atlete
10-Taka te plota .Pervec scarpinave me maje te cilat do jene ende IN, taka do filloje te trashet dhe dekolteja e kepuces mund te shkoje drejt loafersave per me te guximshmet.
Duke shpresuar qe rifreskimi I garderobes te jete nje loje zbavitese per ju dhe per me teper portofoli juaj mos ta ndiej ardhjen e sezonit si nje revolucion do ju sugjeroja te qendroni te “blerjet e zgjuara” ku nje artikull ka disa interpretime.

























No comments:

Post a Comment

Total Pageviews