Ju ka ndodhur ndonjehere te beni blerje qe nuk jane Just YOU ose te stilit tuaj,e me pas kur jeni kthyer ne shtepi te keni thene me vete Cfare dreqin mendova kur e bleva?
Eh po ky eshte rasti per te cilin po flas.
Ne moment kur realizoja outfitin ne mendje isha e bindur qe do ishte nje kombinim shume i mire,dhe s'mund te them qe isha gabuar.Ama kur dola nga shtepia kuptova qe asnje paparazzi s'po me priste poshte shtepise ku jetoj ne periferi te Tiranes dhe gjithe syte qe mu drejtuan ishin te burrave qe lozin domino cdo nate ne cep te rruges.
Ok kuptova qe ndonjehere kur bej shopping duhet te mendoj dhe per ta.
Smund te them qe veshja s'me argetoi pafund dhe une u ndjeva si nje Rihan seksi pa paparazzet kuptohet.
Ndaj keshilla e rradhes ishte qe kete vere duhet te kishit nxjerre qofte njehere barkun jashte,e nese nuk ndiheni te zbuloheni shume mund te zgjidhnit Midi skirt me bel lart.
Printet me Kartona e vecanerisht me Topolinon jane ende In ndaj nese vishen me pjesen poshte serioze jane nje mundesi.
Pastaj grepi nese nuk e keni perdorur kete vere keni humbur nje dimension te pathenash mes "si vede non si vede" qe nuk ka te pershkruar.
Tani me thoni ju cila ka qene blerja qe ju ka vene ne dyshim pasi e keni cuar ne shtepi?
Estel me ke pelqyer jashtezakonisht... e cfare ka Rihana me shume se ty mi shoqe pervec ca miliona dollareve e shume paparace :P po ja na ke ne qe te ndjekim ngado... dukesh tmerresisht argetuese :)
ReplyDeleteMe pelqen shume veshja jote ketu, por kete bluzen do e vishja me teper me nje pale xhinse me shtrat te larte sesa me kete fundin, gjithsesi ti dukesh yll! KEto floket e tua me moren ne qafe, sa here i shoh me mbushet mendja t'ja fus ti pres edhe une....te shkojne kaq shume po kaq shumeeeee!!!!
ReplyDeletehttp://www.theromrom.com/2013/09/throwback-galicia-photo-shoot.html