Monday, September 16, 2013

1-st Day of School



Sot me eshte dukur vertet nje dite e gjate shuuume e gjate.

Po e filloj nga fundi,te dyja vajzat po flene Lea qe ne 9 tarzani ne 11 dhe kjo eshte nje gje e mire pasi une me ne fund mund te bej urimet e mia.
Suksese gjithe nxenesve per kete vit shkollor dhe sidomos atyre qe ulen per here te pare ne bankat e shkolles.Qofte sa me e ndritur dhe e bukur rruga drejt dijes.

Dita filloi me shi dhe me nje trafik te tmerrshem por kjo nuk na i zbehu aspak emocionet dhe pergatitjet,sidomos ato pergatitjet qe kishin filluar shume kohe me pare  po flas per veshjen pasi ky mbetet blog mode apo jo.

Perparesja e ideuar nga mami (duket si imitim i Viktorias grija i famshem por ju e dini fare mire qe une e kam deshiruar shume kohe para saj :)doli ashtu si e doja, jaka shampanje me fileto te zeze si dhe topuzi qe duket sikur eshte shpikur per Lean time vetem me shtuan mornicat dhe deshiren per ta shtrenguar ne gjoks :)

Lea e perjetoi mire shume normalisht pak e hutuar ama shume nen kontroll,ndryshe nga mama dhe tezja sidomos kjo e fundit qe i futi nje te qare plot lezet...se mos vetem tezja (po une me shume qava se mu dhimbs tezja) ndersa gjyshi adoptiv qau sepse nuk i besohej qe shoqeronte vajzen qe rriten vete :)

Nje miks ndjenjash te pashpjegueshme dhe komplekse,nostalgji per vitet kur ti vete ishe sa Lea,frike per hapat qe do i duhet te hedh vete tashme,krenari per ate qe eshte sot,mall per ate qe nuk e shoqeroi dot dhe shuuuuuuuuuuuuuuuuuume dashuri.

Kur e shikoja atje ne banke vetem mu kujtua nje shprehje qe i shkruaja ne ditar vitin e pare qe lindi
"Po sa qeshen moj e bukura ime" m'u kujtua ai bebi qe qeshte kot tere diten sot mbante ne dore lulet per mesuesen dhe canten ne kurriz.

Ndoshta jane pikerisht keto grimca qe te bejne te kuptosh qe jeta eshte e bukur.
Suksese dhe njehere dhe gjume te embel:)





















3 comments:

  1. Lea yll, ti yll, perparesja qenka nje kryeveper...gjithcka perfekte! Shume suksese per Lean e vogel!

    ReplyDelete

Total Pageviews