Wednesday, January 15, 2014

Back to Black with Fluffy Hairs

Nuk e di nese e mbani mend apo jo, po shume vite me pare.....pak a shume vite me pare, nese kishte dicka qe kishim urryer dhe na ishin bere boze dhe bloze ishin ato kapset me lule artificiale nga te dyja anet qe viheshin anash kokes dhe kishe te gjithe turmen e flokeve ne nje krah, ose maksimumi i ketij aksesori arrinte kulmin e tij dhe ti beheshe komplet IN kur i kapje bishtalec nga njera ane gjithmone dhe vije kete kapsen me lule....Nuk e mbani mend?
Po mire po ato pulovrat e Parashqevi Simakut apo edhe balerineve qe e shoqeronin qe kishin ate pushin dhe qe pasi dolen jashte mode na e sollen ne treg serisht kinezet me renien e komunizmit....as kete s'e mbani mend? 
Epo atehere paska ardhur tamam momenti i duhur per t'ju rikujtuar kete te fundit dmth ate bluzen qe ka kete pushin Fluffy dhe qe tashme s'ka lene reviste apo pasarele pa qene protagoniste. Une sot e solla ne nje kombinim komplet klasik dhe qe s'iken kurre nga moda, cdo lloj regjimi te ngrihet apo te bjere. Ketu mund ta gjeni ne nje Total Black Classic, me floket paksa te shpupuritura per te thene qe jemi ne mes te javes dhe asgje s'na trondit pasi arrijme te mbajme cdo ritem dhe angazhim per me teper me taka.
E nese une s'ju kam bindur me kete Fluffy-in tim atehere mund te prenotoni e blini direkt tek Amazon librin me te fundit te Cameron Diaz qe i dedikon 1 kapitull te tere Fluffy-it!!!!























4 comments:

  1. bukur floket, bukur pantallonat e gjera klasike, bukur canta, bukur zgjedhja e kepuceve... bluza me push po te ishte ngjyre tjeter jo e zeze do ti jepte nje pamje komplet ndryshe look-ut :)

    ReplyDelete
  2. Bukur dhe pikante, tamam si rouge i buzeve!!!!

    ReplyDelete
  3. Edhe une e adhuroj te zezen...eshte gjithnje elegante!
    Ciao, Eni

    http://eniwherefashion.blogspot.it/

    ReplyDelete

Total Pageviews