Monday, January 27, 2014

Go BOLD or Go Home

Kur perballemi me pyetjen A jemi Fashion Victim apo jo pergjigja jone noton ne ujra te turbullta e fillon me dicka te tille...
Fashion eshte bere per te na sherbyer e jo per te na diktuar apo per t'na u imponuar...
Pastaj pergjigja kercen e deshperuar ne gjithe skenaret e mundshem qe ne perzgjedhim ne kete larmi propozimesh dhe kurrsesi nuk ndjekim verberisht trendet per tu futur ne fund ne nje rruge qorre ku degjojme veten qe thote blej gjerat qe me duhen ato qe me pelqejne pavarsisht cmimit apo markes.
Dhe ne fund i fut nje te shkundur dhe mendon
ME KE PO TALLEM?!!!

Nuk mund te konsiderohesh nje fashion lover nese nuk je dhe fashion victim,pak a shume si ne nje marredhenie dashurore.
Dhe kthej thiken nga vetja me nje deshperim joshes ,a do e kishe rruar koken Estel nese nuk do ishte ne mode, a do kishe dale  ne kete acar pa geta nese kjo do ishte konform rregullave, apo te shkoje me atlete ne pune nese vete Karl nuk do therriste ATLETEEE cfare s'kuptoni kjo eshte ajo qe ju duhet apo ta gjej veten te humbur ne nje det leshi te virgjer nese Giles nuk do e kish sjelle ne sfilate akoma me te ekzagjeruar e te polemizuar njekohsisht.

Nuk e di cfare eshte Fashion Victim por nese keto propozime te perplasin atje ku ti nuk do shkoje me ndergjegje e vetedije,e te dehin aq sa vetem kur zgjohesh kupton qe tashme jane pjese e jotja nese sa here qe jepesh kupton qe ajo qe ke marre ndoshta vlen ate qe ke dhene (po flas per cmimin hajde mendjen ne mesim ketu) atehere vertet qe nese e do vertet Fashionin smundesh vecse ti dorezohesh pa kushte dhe te perjetosh cdo propozim duke qene Viktime e tij.

Ndaj s'ka nevoje te flas me :)













3 comments:

  1. Beautiful outfit
    Loved that scarf :D

    http://cassie2fashion.blogspot.com/

    ReplyDelete
  2. Forever lost in that labyrinthic love, called fashion!!!
    E shume here me duket vetja si ne boten e cudirave....ty s'te duket keshtu?

    ReplyDelete
  3. sa te qenkan rrit floket... me pelqen

    ReplyDelete

Total Pageviews