Nje veshje per te cilen ndihem krenare pasi eshte gjysem e stiluar nga une eshte dhe kjo e postit te sotem.Ne pamundesi per te gjetur ate qe enderroja dhe duke mos e njohur humbjen vendosa ta bej vete,dmth jo tamam vete por ne nje rrobaqepse te kuptohemi,e cila shyqyr qe mbeti e gjalle der ne fund te procesit pas gjithe furtunave qe ju derdhen ne fytyre.
Veshja ideale per ditelindjen e babait eshte padyshim bardhe e zi. Dhe sa me serioze aq me shume do ta dije per nder dhe babai qe i ke kursyer disa kritika. Ndaj bluza me golfin e ngrire e gjere me nje cope te thurur ishte gjithcka qe duhej per te mos hequr dore nga klasi edhe gjate nje darke ne mes te javes. Prerja e gjere dhe e shkurter vjen e kombinuar mjaft mire me pantallonin klasik te gjere gjithashtu ,doni te vini nje bast per kete?
Ky kombinim ka qene nje vegim ne koken time qe prej prezantimeve te koleksioneve per SS2014 ndaj me shume u kenaqa une ate nate qe pata mundesi te ve ne zbatim projektet e kokes time boshe sesa babi qe vetem konstantoi qe dhe nje vit kish ikur.
Nuk e di si eshte per ju por ne familjen tone ndjenjat nuk thuhen e as shkruhen ndaj dhe ne kete rast askush nuk i tha babit qe "e duam shume " por ishim aty me te vetem per t'i deshmuar kete gje.
Dhe fjalet e munguara i lane vendin trokitjes se gotave dhe urimit Gezuar!
Edhe 100 Don Corleone !
No comments:
Post a Comment