Friday, January 24, 2014

You can leave your HAT on!

E keni parasysh ate perceptimin qe femrat me floke te shkurtra jane rehat ,nuk e vrasin mendjen, zgjohen, vishen dhe faaap hidhen jashte portes.
Madje ka njerez si nje shoqja ime qe kullon dituri qe  mendon se femrat me floke te shkrutra jane aq rehat sa nuk kane nevoje as te ulen ne tualet.Ok e kuptoj dhe vete qe s'duhet te frekuentoj keshtu njerzish por c'ti bej qe eshte aq e lezetshme sa nuk bej dot pa batutat e saj !
Tani per te qene te sinqerte ky skenari i rehatllekut zgjat nga parukieri e der tek jasteku.
Pasi aty tek jasteku ndryshon gjithcka, nga nje femer e guximshme moderne me klas qe arrite te marresh kete risk persiper i cili mund te te kushtonte gjithe respektin per vete dhe retoriken e burrit tashme ti e qete fle... eh po fle.
Dhe si ne perrallat qe kemi degjuar qe femije, ku bukuria dhe perfeksioni kercenohen pas cdo tik taku te sahatit ,ashtu dhe une e gjej veten ne panik me zilen e celularit cdo mengjes.
E cdo mengjes para pasqyres gjej nje "gje " te cuditshme qe me shikon me habi dhe pyes veten PO TANI?!!!
Po tani c'te bej me ty?!Tik-taku nuk ndalon dhe leshte, sepse pas gjumit sjane as te denja te quhen floke, jane aty secila duke u shtriqur ne hesap te tyre,gjysma jane mbeshtjelle si rrodhe gjysma jane ngrit me heret si antena dhe ti je ende aty para pasqyres me nje arsenal ne dispozicion duke medituar.
Serish PO TANI?!! Vret mendjen se si te heqesh nga vetja djallin qe te ka pushtuar dhe tik taku i ores te thote qe duhet te kishe dale nga shtepia ne kete ore.
Vajza ka terhequr canten zvarre dhe te pret tek dra ti je ende aty ne tualet duke mallkuar Mileyn Ulyanen dhe ato qe i kane bere koken si dhe veten qe more mendte e tyre.
Tani eshte shume vone per tu penduar dhe gjithcka qe mund te besh eshte te vesh nje kapele :) 
Ah sa rehat je me kapele :)



























2 comments:

  1. Eh moj moter si ta kuptoj hallin :-P :-P Une rri nje ore i kreh i rregulloj, pastaj fle dhe ne mengjes nuk ka ngelur as 1-2% e asaj qe kam bere nje dite me pare. Qe te jemi rehat duhet te qethemi jo tullac po diku aty te 1cm, por jam e sigurte qe dhe ne ate rast do jene vetullat qe do na ikin shtrember hahahaha. Kjo kapelja te shkoka kaq shume sa duhet te fillosh te falenderosh jastekun qe te detyroi ta vije ;-)

    www.theromrom.com

    ReplyDelete

Total Pageviews