Tuesday, October 21, 2014

Classic

Hubert de Givenchy 87 vjec ka leshuar deklaraten e fuqishme qe fashion po behet gjithnje e me vulgar.Ka perdorur ekzaktesisht keto fjale per te sjelle ne vemendje qe fashion duhet te evoloje apo zhvillohet ngadale dhe jo te sjelle cdo here revolucion pasi vetem keshtu nje fustan mund te dashurohet e te qendroje gjate.
Mua personalisht keto fjale me goditen duke qene se shpesh e gjej veten duke hedhur flakur e perjashtuar,e duke mos i dhene veshjeve mundesine te "qendrojne".Si eshte e mundur qe mamate tona dukeshin aq mire me 4-5 prerje klasike e dashuronin ate imazh qe krijonin ashtu te cunguar nga pamundesite ama te qarte e te dashur per brendesine e tyre.Si ka mundesi qe ne kete det te pafund zgjedhjesh e mundesish ne jemi cdo here e me pak te kenaqura apo dhe me pak te qarta per ato qe duam. Ne kete kontekst gjeta guximin te zgjedh si outfit te sotem nje fustan i cili vjen nga "Humana Vintage " ne Milano dhe i cili eshte nga ato zgjedhjet qe padyshim do qendrojne gjate dhe ne garderoben time,ashtu sic mund te kene qendruar dhe ne garderoben e zonjes qe e ka poseduar para meje.
Disa fustane jane thjesht te pakohe sepse kane elemente te tille feminiliteti dhe jane fustane me personalitet te cilet si veshtire t'i  perjashtosh nga jeta jote pa e kthyer koken pas.
Kjo dhurate e mrekullueshme erdhi nga mikesha ime Alba e cila ndjek vec moden e saj dhe eshte aq e pandikueshme dhe e paperseritshme si fustani qe ajo ka zgjedhur per mua.
Shume shpesh keto zgjedhje te padiktuara te natyrshme te cilat vijne thjesht nga magjia qe te transmeton nje fustan te shpien ne nje dimension tjeter qe s'ka me lidhje me moden e trendet por te perfshijne dhe te dhurojne vetem magji,Fundja ky eshte dhe qellimi i cdo fustani te te dhuroje nje enderr nje ndjesi perrallore e cila te zgjase gjithmone sa here e prek apo e vesh,

A ka veshje ne garderoben tuaj qe nuk do i hidhnit poshte per asnje arsye dhe cfare vlere kane per ju?























1 comment:

  1. Plotesisht te verteta fjalet e mesiperme Estel. Ka disa veshje qe tregojne sharm , personalitet, karakter, feminilitet.....etj. Per kete quhen klasike, te paperseriteshme, dhe keto i selekton koha vete, ashtu si kenget me te bukura i rezistojne viteve, ashtu si librat me te bukur dhe me vlera artistike i mbijetojne shekujve, po ashtu dhe veshjet te cilat une do ti quaja te "fisshme" mund te vishen kurdohere, panvaresisht se si ndryshojne tendencat nga sezoni ne sezon. Une personalisht kam kemisha dhe triko qe mi ka lene gjyshja (te ciles ja kane sjelle ne vitet 80' nga Amerika) dhe sdo mund ti hidhja kurre dhe jo vetem per ceshtje kujtimi....

    ReplyDelete

Total Pageviews