Ne fakt kush merret me moden e di shume mire qe shpesh e gjen veten duke perseritur te njejtat fjale.
Apo thene ndryshe duke rivleresuar te njejtat gjera qe ka thene me pare.
Vendosim rregulla qe me pas thyerjen e tyre e konsiderojme nje rregull te ri,e me pas s'na mbetet gje te thyejme por kalojme ne dimensione te reja te formave apo materialeve apo interpretimeve.
Ju e dini qe dashuria ime per golfin e ngrire ka filluar qe prej 2 vjetesh ne krijimin Estela's TOP .
Duket qe Topi do mbetej ne TOP per shume gjate pasi golfet e ngrira erdhen si Risi per tu shpalosur me pas ne kombinime te pafundme me Pant te gjera por dhe Aline Skirts por dhe me jeans qe per mua jane ende ne Tabu List.Vijne ne prerje oversized apo dhe si kimono te shkurter por dhe te gjate per te sjelle nje femer te permbajtur me elegance.
Sic thote Anna Wintour Never Wear Total Black,ne menyre instiktive une e zbatoj dhe per kombinimin Bardhe e Zi aq te dashur per mua.Nese nuk i shton nje penelate ngjyrash fine dhe aspak dominuese mendoj se bardhe e zija behet statike dhe boring,nderkohe qe vec nje i kuq buzesh apo nje pale sandale me ylber e kthejne veshjen ne nje veper arti :)
Sme besohet qe e thashe ...
No comments:
Post a Comment