Monday, October 13, 2014

Monday Passion

Ma kundershtoni sa te doni por une vazhdoj te jem e bindur qe pushimet i marr te henen, e jo ne fundjave sic mund te mendoni.Fundjava me gjen ne nje rremuje totale dhe mundohem te organizohem me 2 vajzat e kur mbyll deren pasi dal mundohem te harroj c'kam lene pas...
Nuk  e di a ju ndodh dhe ju keshtu por vertet mes mamit fashionistas dhe gruas me shume i ngjaj nenemadhes ne fundjave.
Kur ke dhe nje partner indiferent ne kete mes qe mendon se fundjava eshte nje relax total dhe ai eshte i persekutuari ne pune ,padrejtesia dhe indiferenca behen gati nje sulm i patolerueshem.
E nese llastimi i tij shoqerohet me kthimin e kurrizit atehere GUERRA SIA!
Shume shpejt vjen  e hena...E HENA e bekuar E HENA IME e hena qe lahen gjithe shqiptaret dhe krihen gjithe femrat ose te pakten nje pjese e mire e tyre e hena qe ti s'je me e tija duke e pritur ne shtepi dhe ai i qe te kapardiset dhe as ta ndjen fare mungesen.Dhe hakmarrja te filloje!
Sic kercen ai nga krevati e ben dushin te dielen qe ne 5 me hoxhen,ashtu beje dhe TI te henen dhe zgjate mbi nje ore hiq 7 lekure nese eshte nevoja,vec atij ti dale gjumi e te mendoje cfare po ndodh,pastaj fshihu lehte me peshqir dhe bej pauza te gjata kot s'je zgjuar ne 5. Pastaj shpupurisu me tharesen dhe gjysem ore tjeter tani e sigurte qe koken e ka poshte jastekut dhe po te mallkon.
Ndonje kontroll i herepashershem krejt i parendesishem i ores por dhe i lajmerimeve te cdo lloj notifikimi qe te vjen dhe kur ti je ne gjume atij do ja ngreje tensionin mbi 18 dhe ti do shikosh thjesht jorganin qe fryhet e shfryhet nga frymemarrja e renduar.
Fundja asgje per tu shqetesuar deri tani po behesh gati per pune se ndoshta ai e ka harruar qe dhe ti punon ...TE  HENAVE.
E c'mund te veshesh te henave nese ai nje nate me pare te ka kthyer kurrizin,fustan te kuq sigurisht qe ai te mendoje qe sot ne pune do ju vizitoje Channing Tatum.Padyshim qe do perdorja nje personazh qe Ai nuk e njeh dhe mund te mendoje qe ky zoteria eshte dhe CEO I bankes :D
Ke ndenjur si shule para pasqyres 2 ore vetem qe ai te mendoje qe sapo te dalesh nga dera do takosh zotin qe ka zbritur ne toke vetem te shikoje Ty e ai qe te ka ne shtepi gjithe kohen thjesht ka vendosur te te ktheje kurrizin bashke me fundin e kurrizit.

Indiferente me te kuqe sillesh natyrshem sikur 7 shtresat qe hoqe te ishin gjeja me e natyrshme qe mund te ndodhte ,sikur takimi me hoxhen qe ne 5 te mos ishte ne fakt nje sakrifice e tepruar vec per te fituar luften me te,dhe ne fakt lufta e shpallur shoqerohet me nje te ngare prej te cmenduri dhe si cdo mengjes te hene dikujt i lakohet gruaja e dikujt tjeter motra,mire qe mbajme xhamat mbyllur thuaj.
Ti vazhdon te jesh e ftohte duke pare qe e kuqja jote ka bere efekt cdo sekonde qe kalon i thote Atij qe do ndahet nga e kuqja dhe vec kur ulesh natyrshem per te marre kafen e mengjesit,degjon qe ai porosit dhe nje leng portokalli per ty :) edhe pse tere naten e kalove ne bashkebisedim me shpinen dhe fundshpinen e tij,tani fundshpina e tij po kujdeset qe ti te marresh dhe pak vitamine C.

Porsi nje qen qe perkedhel pronari ashtu dhe ty te zberdhehet nje buzeqeshje brenda dhe kupton qe gjithcka qe gjithmone ke kerkuar eshte pak vemendje , atehere kur je si NENEMADHJA dhe jo kur shikon TE KUQEN te henen dhe i jep nje puthje ne buze duke humbur keshtu Luften me TE sepse dashuria eshte pak me e forte dhe se budallalleku i njerzve ose ndoshta eshte forma me perfekte e budallallekut te tyre.
















4 comments:

  1. Rrefim fantastik Sexy Nenemadhe :p <3<3<3

    ReplyDelete
  2. Shuuume mire i dashuri qe te ka kthyer kurrizin dhe jo vetem, se ky posti eshte vertet shuuume i goditur 😜

    ReplyDelete
  3. vertetesisht i bukur rrefimi yt.. me klass edhe ne ''hakmarrjen e dashurise... sa te embla jemi ne femrat edhe hakmarrjen e bejme me dashuri... zgjedhje shume e zgjuar kjo e jotja.. te kuqes s,i shpeton dot as demi ;)

    ReplyDelete

Total Pageviews