Ndaj rrjedhimisht cdo zgjedhje qe bej eshte per te kenaqur veten time,apo per te testuar ndjesine qe me percjell guximi per te patur dicka ndryshe te guximshme dhe jo te parashikueshme.
Padyshim qe pelqimi eshte ndjesia me e bukur qe mund te marresh nga vepra jote ,por s'duhet te jete qellim ne vete.E per me teper per nje Blogger e cila duhet ti qendroje besnike shijes dhe zgjedhjeve te saj dhe ka nje mision te pashpallur por qe besoj qe ne fund nese ka nje fund :) eshte ai i njohjes se vetes,e nese ne kete udhetim ka dhe ndjekes te cilet edhe ata udhetojne me ty per te ndjekur secili rrugen e vet akoma me mire.
Mendoj se dikush hap nje porte per te gjetur nje Risi dhe dicka ngacmuese e ndryshe,ne te kundert c'vlere ka nese ti je thjesht normale dhe e pelqyeshme.Edhe ritmi i zemres eshte me ngritje dhe ulje ne te kundert je thjesht pa jete.
E une dua ta gjej jeten ne gjithe format e saj me ngritje e ulje me ndjesi pozitive e negative me veshje te bukura e me pak te bukura who cares pasi Kjo jam une.
Sot zgjodha nje artikull serish ngacmues i cili ka 2 vjet qe prek dhe provokon tapetin e kuq dhe street-stylen, ne te dy ambjentet ka njerez qe e pershendesin dhe njerez qe e masakrojne,ndoshta per ta pershendetur me vone.E rendesishme eshte qe eshte veshje me efekt e quaj une.Pizhamat jane nje tjeter RiSI qe po shikojme se fundmi neper Blogje e revista mode,vijne ne kemisha si dhe Nga koka te kembet per te caktuar keshtu nje TREND qe sigurisht nuk do perqafohet nga te gjithe por vlen per tu provuar.
Une e mbajta thjesht e paster ne nje kombinim Klasik Bardhe e Zi me Signature te ketij kombinimi Buzekuqin flake te kuq dhe i shtova nje Syzet Valentino ne print te Dantelles per t'i shtuar nje prekje Glam kemishes se Pizhamave.
No comments:
Post a Comment