Kur morem ftesen ne duar vertet qe parashikuam qe s'do ishte nje feste si gjithe te tjerat,por me teme dhe te ftuar personazhe te njohur,ndaj s'mund ta refuzonim.
Por festa kishte dhe disa taske per te ftuarit 1-te respektonin temen 2- te paraqiteshim ne kohe dhe 3-te mos harronin dhuraten ne shtepi :D
Vendi ku do organizohej ditelindja ishte shkruar ne ftese me germa aq te vogla dhe per dreq tabela qe shkruante rrugen ishte fshehur pas nje dege,por per fat te mire para ktheses (apo pas) ishte nje karburant ku vargu i makinave ishte bere i gjate qe pyesnin per lokalin Hellios,ndaj une u mjaftova duke ndjekur nje nga makinat :)
Lokali ishte me parking nje avantazh i madh per te vajtur ne kohe,dekoret fillonin qe ne kat te pare e vazhdonin deri ne gjithe sallonin ku behej pritja.
Cdo gje e menduar dhe realizuar shume mire por per gjithe detajet e festes mund te lexoni artikullin e Dalines te cilit nuk do i ndryshoja nje germe.
Link ketu
Ne pamje te pare artikulli duket si nje reklame per organizatoret e festes dhe nuk e di sa eshte cmimi per secilin sherbim,por deshmoj me bindje te plote qe festes nuk i mungonte fantazia qe ne koncept dhe realizimi me cilesi.
Nje detaj shume i rendesishem qe nuk eshte permendur ne artikull eshte Fotografi i festes,nje feste nuk duhet te konceptohet pa nje fotograf profesional,pasi vetem keshtu ti mund te shijosh festen duke e ruajtur te perjetshem si kujtim.
E te mendoni qe ne kete feste fotograf ishte Geljant Kaleci duhej nje jave pergatitje :) lol
Bej shakaaaa,por vertet qe duhej menduar dicka e mire,fotot ne internet te personazheve nuk mungonin por koha ne dispozicion ste lejonte te realizoje dicka prej fillimit.
Keshtu qeeeee mjafton te kishe disa elemente e te ishe ne teme pa shume impenjim.
Fustani bojeqielli me te bardhe vjen i permbysur tek mua dhe ashtu maksi permbushte kerkesat e festes duke sjelle pak arome perrallash.Lorest u mjaftua me stilin e fustanit te vajzes enderrimtare Lizes ,me rrethin e zi dhe krehjen si Liza.Ndersa Sharmin ishte krejt ne teme dhe ne harmoni me personazhin vec ne levizje ,me veshje te bardhe e veshet e lepurit,me syzet optike :) permbushi me se miri detyren :)
Nje feste e paharruar per Lulun dhe motren e saj Helena,por qe padyshim do mbetet ne kujtim gjate dhe te femijet e ftuar e prinderit e tyre.
Jete te lumtur e te bukur si festa qe te beri mami me babin LARISA!
Edhe 100!
No comments:
Post a Comment