Monday, February 1, 2016

Dilara vs Gylseren


Ti mund te marresh frymezim qofte dhe per tu veshur ngado.Blogjet apo revistat jane menyra me e thjeshte e cila jo gjithnje te sjell rezultat pozitiv pasi ka shume gjera mes rreshtash qe nuk thuhen ne te dyja platformat.Pastaj vijne filmat klipet ku nese do doje te imitoje dike apo ti perngjaje dikujt direkt do ndiheshe si e futur ne trupin e tjetrit. Askush nuk do te jete dikush tjeter por te gjithe duam te luajme sfidojme veten por dhe ta shohim veten ndryshe cdo dite. E se fundmi modelet nuk duhet ti kemi kurre model sa qesharake dhe emrin e kane model ,por ato vajza te privuara e te fiksuara pas perfeksionit pergjithsisht nuk jane kurre te lumtura. Tani prisni kush mund te jete e lumtur nje shtepiake e deshperuar pastaj pse mund te deshperohet nje shtepiake ndoshta sepse nuk punon,e kush tha qe ato qe punojne nuk jane te stresuara gjithe kohen. Uffa po dal nga tema por kini pak durim e kam nje pike le t'ja filloj nga fillimi atehere.
Se fundmi filmi qe me ka mberthyer para ekranit aq sa me ben te genjej dhe cupat qe nuk ka Portokalli kane marre pushim stafi eshte Fate te Kryqezuara. Te kuptohemi nuk vleresoj aspak fabulen dhe filmin si cdo telenovele kuptohet qe ne serine e pare ,pooor prit me mjaftoi nje seri per tu dashuruar me Dilaren,nese mendoni qe eshte personazhi i mire gaboheni. Ajo eshte e keqja ne film,materialistja perfeksionistja e paafte te dashuroje dike qe nuk eshte vetja e saj etj etj por une shtangem kur shikoj veshjet e saj,ne kockat e saj ... Dhe te ndalojme te kockat. Ajo eshte aq tmerrsisht frikerisht e dobet qe sa here shfaqet  ne skenat e rradhes ti nuk e kupton nese eshte perballe apo anash. Gjithsesi arsyeja e vetme pse fillova te ndjek telenovelen ishin veshjet e kesaj Dilares e cila eshte gjithnje super elegante dhe me klas,por mesa duket nuk eshte kurre mjaftueshem per te fituar zemren e nje burri. E si per te justifkuar tulet e mia te lumtura gjeta guximin te sjell nje stil Dilara ne katror me thuajse te njejtin golf e pantallona serioze me take te mesme. Ne perpjekje per tu bere nje Dilara shikoj se me se shumti e ndjej veten Gylseren ndaj nuk po zgjatem me dhe po ju le nen shoqerine e disa fotove mjaft te zakonshme te cilat jane frymezuara nga telenovela e fundjaves.



















































No comments:

Post a Comment

Total Pageviews