Tuesday, February 9, 2016

Grey Coat

E dini cfare ka me te rendesishme se nje Camel Coat ne sezonin e dimrit ? Realisht asgje hihihihi.
Me thene te drejten besoj se viheni dakord me mua qe keto palltot camel u bene pak te lodhshme kemi 2 sezone qe jane MUST dhe tani ne rruge me duken te gjitha femrat njesoj,mendoj se i kam pare thuajse te gjitha prerjet modelet apo sizet dhe nuk ka mbetur me asnje surprize, O zot kush po flet njera qe ende s'ka nxjerre nga dollapi pallton Camel nr 5 gjithsesi...:D
Ekziston nje mundesi!Te hidhemi ne nje ngjyre tjeter aq tradicionale dhe dimerore si Grija!Duket se pallto gri po merr vemendjen e camelit praktike e thjeshte dhe moderne.Edhe pallto gri eshte lehtesisht e kombinueshme me te gjitha ngjyrat apo stilet ndaj Jump baby jump into the grey!
Qe te mund te fitoje betejen me camelin pallto gri duhet te jete vertet e bukur dhe e vecante ndaj nese sot pallto nuk ka rrip ne mes me mire te mos ekzistoje fare,me mire se rrip le te themi ushkur.Pamja sikur sapo ke dale nga krevati dhe je mbeshtjelle me rrobdishambrin e ngohte te josh ta vazhdosh ndjesine edhe ne rruge ndaj mos hezito dhe vishu "ndonjehere" edhe rehat per qejf te shpirtit tend!
Sa me e gjate pallto aq me e domosdoshme dheee e keni vene re qe eshte i vetmi artikull i cili te lejon te veshesh atlete e serish te dukesh e parezistueshme.Kesaj rradhe atletet plimsolls vijne me nje mbulim me te madh dhe ne material stofi (cfare nuk shpikin per te na marre leket :( qe befshin piken e hajrit kuptohet.
Po ju le nen shoqerine e fotove dhe votoni Grey vs Camel kush eshte e preferuara juaj per kete sezon

















































No comments:

Post a Comment

Total Pageviews