Dhe thene kete mund te flasim pak per Shen Valentinin si mendoni?! Festa e te dashuruarve tashme eshte kthyer ne nje kronike live ne rrjetet sociale aq sa te vret zoti te mos postosh dicka. Nga lulet e dhuratat e puthjet der tek memet qe vene ne loje cdo gje qe ka lidhje me festen e sidmos zonen e minuar Liqenin.
Mes femres se lare ne trendafila e dhurata qe mund te jete dashnorja dhe gruaja njekohsisht,dhe femres qe nuk merr asgje per kete feste sepse dashuria konsumohet cdo dite ,edhe kjo mund te jete serish edhe gruaja edhe dashnorja une preferoj te mos jem asnjera.
Cfare do te thote kjo?! Une jam pro festave dhe nese festat pervec dites pushim shoqerohen dhe me dhurata eshte e sigurte qe shpirti im behet me i lehte se nje pupel dhe pupilat e syve marrin formen e zemrave vete. Mos te flasim pastaj per ndjenjen e superioritetit qe ke kur ballafaqohesh te nesermen me "shoqet" se si burri jot te ka gjithnje ne vemendje. Mos e nenvleftesoni kete fakt pasi ka mes nesh qe dhe kete detyre nuk ja lene partnerit por mbarojne pune vete :)
Disa vite me pare teksa ne recepsionin e punes vershonin buqetat une vendosa ti shkruaj burrit tim "Faleminderit per lulet" nderkohe qe ai nuk kish sjelle buqete. Nuk kaluan as 5 minuta dhe u paraqit te merrte vesh kush ka sjelle lulet :D
Por festa e te dashuruarve pas 10 vjetesh nuk eshte me njesoj,Valentini ne shtepi eshte si Babagjyshi i vitit te ri dhe dhuratat i presin serish "ato" vajzat dhe ti je thjesht nje aksesor ne sherbim te festes se tyre.
Per objektin e adhurimit te tyre babain behet cdo vit e me e veshtire zgjedhja mes listes se mamit dhe vajzave ndaj ankthi qe do mbetesh pa gje rritet! Por dhe ti s'mund te rrish pa ja konfirmuar cdo vit ndjenjen me nje lule me e pakta qe mundesh te besh dhe kete e kategorizon si nje sakrifice supreme dhe nje shprehje e ndjenjes me te larte e te sinqerte vetem pse e ke bere ti! Me kete rast ke bere dhe kontrollin me ke e feston burri dhe pse me besoni qe data 15 eshte festa e te dashuruarve te vertete nje dite pasi jane ulur perdet e teatrit!
Une jam shume e lumtur qe kam mundesi ta festoj prej 10 vjetesh ne date 14 me njeriun qe dua dhe pse ai nuk me beson as me 14 as me 15 ...
No comments:
Post a Comment