Wednesday, February 3, 2016

Leather Pants

Sa here im shoq shikon nje femer te kolme apo te shendoshe me strece lekure apo pants e quan te cmendur.
Dhe komentet e tij nuk ndalojne vetem me kete percaktim por prevalojne ne pershkrimin e gjithe qenies si e ardhur nga nje planet tjeter te cilin trurin e kane aksesor.
Ok jam dakord qe jo te gjitha femrat duken bukur me pantallona lekure ,por prit ndersa ai nxirrte me bresheri epitetet per qenien e rrezikshme qe kishim perballe mua m ngrihej ne koke nje re "edhe une kam pantallona lekure".Nuk e di a pata guximin t'i them tim shoqi ate dite qe ndoshta ndonje rrezatim nga planeti i te lajthiturve me kish kapur dhe mua,por ndoshta viziton blogun dhe e merr vesh.
Ja pra ku vjen nje postim me pantallona lekure qe i sheh rendom ne cdo modele apo aktore,por kush tha qe kriter per to jane gjatesia dhe nenpesha. Nuk e di si e mendoni ju por ne planetin e te cmendurve privimi vjen vetem me kemishe force,ndaj nese eshte dikush qe me thote JO dhe SDUHET atehere aq me keq do ta provoj.
Jam ne pritje te komenteve nese kesaj rradhe jepni miratimin tuaj per ulje ne planetin TOKE!










































No comments:

Post a Comment

Total Pageviews