Pershendetje,
meqenese si mam e 2 gocave jeta e nates nuk eshte prioritet dhe as ndonje ngjarje qe ndodh shpesh ,organizimi nga puna i nje feste ne nje pub te Tiranes me gjeti para pyetjes me pikecuditese ne fund Po c'duhet te veshesh neper Pub-e xhanem?!
Si eshte dress code per kete ambjent dhe meqenese ata rreth e rrotull me kthyen pergjigje te vaketa N-o-r-m-a-a-a-al, Po ja edhe taka edhe sheshka,Po ja fustan ,Po ja xhinse me kemisha... e ne fund si cdo vendim tjeter ne jete Pyet 100 vete e bej si di vete vendosa te vesh kete!
Asnjehere s'e kuptova ndryshimin mes Jumpsuit dhe Playsuit dhe meqenese nuk po shkoja as te kerceja pupthi e as te lozjaaa e quajta Black Overall sic e kishte shkruar ne Fature :)
Perdorimi i Lace-Dantelles me motive siper dhe pantalloni i gjate dhe i gjere mendoj se ishin zgjedhja e duhur per te krijuar imazhin e ftofte dhe njekohsisht misterioz per ambjentin ne fjale.
Nje veshje qe nuk binte ne sy,por qe therret klasin e fshehur ne cdo detaj material gjatesi cdo gje e mbuluar e fshehur dhe intriguese njekohsisht.
What do you think ?!












