Showing posts with label mullet dress. Show all posts
Showing posts with label mullet dress. Show all posts

Wednesday, September 12, 2012

Courtesy of Soela Zani

Jam ne medyshje apo ne metreshje nese duhet te shkruaj per artin dhe mikpritjen e fotografes e per shijen e saj te mire ne arredimin me te embel e personal qe kam pare der me sot...nese duhet te shkruaj per Mullet dresses qe si trend i veres dhe pse kisha kohe qe e kisha blere duhej ta postoja ne menyre te hijshme e si duhet...apo nese duhet te shkruaj per gruan shtepiake qe s'duhet te humbase sharmin as kur gatuan per familjen e aq me teper kur pret Ate dhe kur vonohet.

Me thoni ju :)







Friday, August 31, 2012

Hair accessories -FLOWERS




Nuk e di si eshte puna me lulet ne koke,por une i dashuroj.
Dhe mesa duket i kam infektuar te gjithe :)

Kalofshi bukur se po behem gati te dal :) .









Friday, August 17, 2012

Old City- Dubrovnik

Qyteti i vjeter...

nuk e di ndjesine tuaj por ndertesat, kalldremi, vitrinat,kafenete cdo gur ne kete qytet me magjeps,pastertia freskia,thjeshtesia cdo gje.

Dhe meqenese po flasim per gurat eshte nje gur i vecante ne te hyre te portes se madhe ne te majte qe ndoshta shume prej jush qe e keni vizituar i ka shkare nga vemendja,ai eshte Guri me argetues i gjithe qytetit.
Per monumentet historike e kulturore vizitoni sitet qe ofrojne info te kualifikuar ndersa per kete gurin po ju flas une.
Te ky guri kemi 3 vjet qe hypim dhe asnjeri prej nesh  nuk mund te qendronte me shume se 5 sekonda.E nderkohe aty krijohej nje rreth kureshtaresh qe te gjithe pas pak minutash provonin te njejten akrobaci dhe asnjeri nuk fitonte me gurin.Ne foto nuk dallohet mire po ky gur kish nje pjerresi rreth 35-40 grade dhe besoj kjo ishte dhe arsyeja qe ne deshtonim.
Ne fakt Jo te gjithe!!! se pasi u lodhem ne dhe Guri me ne,vajza e madhe me la akulloret ne dore dhe vendosi ta provoje dhe ajo me pak ndihme.
Jo vetem qendroi por pati kohe te pozonte, te perdridhej,te leshonte leshte(floket doja te thoja) dhe pasi i leshoi te lepinte dhe akulloren (Roze me Lejla) se shijet nuk kane rendesi per familjen tone PINK.

Kalofshi bukur.












Thursday, August 16, 2012

Lopud -Dubrovnik

Pershendetje,

pas 3 ditesh lavatrice non-stop gjeta pak kohe te hedh fotot e pushimeve.Edhe pse kisha marre aparatin e mire shumica e fotove u shkrep me Iphone Galaxy Nokia apo cdo I thing apo SmartPhone apo Android ne qarkullim nje zot e di pse kane emra te ndryshem...nejse.

Lopud eshte nje ishull ne Dubrovnik nuk e di sa km larg por duhet marre anije qe te ndalon ne 3 ishuj Kolocep-Lopud-Sipan (quhen ishujt Elaphiti keta) ne kemi bere vetem 2 te paret,ishuj te qete shume te bukur.

C'ka me beri pershtypje dhe qe po e qaaaaj ende jane Parqet e lojrave per femije,te apartamenti ku morem me qera kishte park lodrash as 5 min me kembe,vajtem te porti te merrnim anijen serish park lodrash ngjitur...vajtem ne ishull dhe cte shikoje park lodrash edhe aty !!!

O sa mire me qene shqiptar o leleeeeee







Total Pageviews