Showing posts with label floral. Show all posts
Showing posts with label floral. Show all posts

Monday, November 12, 2012

Mother in LAW-For Rent


Mendoj se fashion mund ta gjesh kudo mjafton te kesh imazhin e asaj qe kerkon ne koke e pak guxim ta vesh ne jete.
Ndoshta do e besoni e disa ndoshta jo por fundi i sotem eshte i Dados se vajzes se madhe (ky eshte nje personazh shume i rendesishem ne jeten time sa une se fundmi e therras "Vjeherr") por kjo nuk ka shume rendesi pasi po te filloja te flisja per te s'do mjaftonin gjithe Blogjet e botes :P
E ndersa kjo "vjehrra ime me qera" eshte nje gjirokastrite,maniake e pastertise shikoj siper turres se rrobave qe lan pafund nje fund te hedhur me lule dhe xhepa anash te fryre.
Fakti qe lulet nuk ishin te njetrajtshme por fundi ka nje motiv tjeter lulesh ne pjesen e fundit dhe ata xhepat  ashtu te fryre qe me kujtojne shume fundet e fshatareve me ngacmoi aq shume sa ja kerkova borxh menjehere.
E meqe kjo "vjehrra ime me qera" nuk eshte aq elegante mu desh ta mbertheja me paramande e te maskoja dicka me rrip qe mos te kupohej qe ish disa numra me i madh :)
Nuk e di por se fundmi me gjithe blogjet e aplikacionet e fundit ne androidet tane,fashion eshte kthyer ne nje loje aq te thjeshte e argetuese sa krijimi i nje looku me duket si lojrat qe ben ime bije ne dressupgames :)
Dhe sekreti eshte te kombinosh mire ato qe ke pasi e mira nuk ka fund ...

Si ju duket ? E kaluat nje veshtrim nga garderoba e vjehrres ?:)











Monday, October 22, 2012

You blue my mind

Ideja e postit te sotem eshte vertet ajo e nje mendje te cmendur.
Pallto me sandale?!!!
Apo pallto e gjere me Pencil skirt?!!!

Mesa duket s'kane mbetur me rregulla per te thyer me trendet e fundit,e madje dhe moti ne Tirane i vjen pershtat ketij miksimi stilesh e materialesh.

Testi i pare shkoi mese mire pati nje jehone interesimi dhe pelqimi te pranueshme ne Live Environment,nuk e di ju c'mendim keni?



















C'pershendetje presidenciale qe ish kjo !!!


Saturday, September 8, 2012

Alba if I was there with U

... e meqenese Fashion ka lidhje me Enderrimin,postimi i Albes me frymezoi te krijoj dhe une nje veshje si per Vogue Fashion's Night Out...

E meqe per Milano isha pak vone se kish mbaruar Festa,e dyqanet nuk me priten mua te rrinin hapur per disa poza,perdora vetem Night-in dhe perfundova me nje mikeshe po aq fashioniste me 2 gocat e saj te Taiwan-i.
Veshja ish really inappropriate per Taiwanin me karroca por une isha ne Vogue Fashion Night Out keshtu qe me ngeli vetem te shkrep pozat te pema :)

Enjoy it dhe enderroni :)












Friday, August 17, 2012

Old City- Dubrovnik

Qyteti i vjeter...

nuk e di ndjesine tuaj por ndertesat, kalldremi, vitrinat,kafenete cdo gur ne kete qytet me magjeps,pastertia freskia,thjeshtesia cdo gje.

Dhe meqenese po flasim per gurat eshte nje gur i vecante ne te hyre te portes se madhe ne te majte qe ndoshta shume prej jush qe e keni vizituar i ka shkare nga vemendja,ai eshte Guri me argetues i gjithe qytetit.
Per monumentet historike e kulturore vizitoni sitet qe ofrojne info te kualifikuar ndersa per kete gurin po ju flas une.
Te ky guri kemi 3 vjet qe hypim dhe asnjeri prej nesh  nuk mund te qendronte me shume se 5 sekonda.E nderkohe aty krijohej nje rreth kureshtaresh qe te gjithe pas pak minutash provonin te njejten akrobaci dhe asnjeri nuk fitonte me gurin.Ne foto nuk dallohet mire po ky gur kish nje pjerresi rreth 35-40 grade dhe besoj kjo ishte dhe arsyeja qe ne deshtonim.
Ne fakt Jo te gjithe!!! se pasi u lodhem ne dhe Guri me ne,vajza e madhe me la akulloret ne dore dhe vendosi ta provoje dhe ajo me pak ndihme.
Jo vetem qendroi por pati kohe te pozonte, te perdridhej,te leshonte leshte(floket doja te thoja) dhe pasi i leshoi te lepinte dhe akulloren (Roze me Lejla) se shijet nuk kane rendesi per familjen tone PINK.

Kalofshi bukur.












Tuesday, August 14, 2012

Baggage

Pershendetje,

edhe pse me vonese me duhet te postoj dicka per Valixhen e pushimeve mqse e kisha bere gati postimin para se te nisesha.

Gjerat qe s'duhet te harrojme kur bejme gati valixhet.

Kete vere ishim 3 femra :) dhe bushi 4 per tu pergatitur ,dmth familje e madhe dhe pervec nderresave valixhja kish 60 fustane :) 10 dite *2 here ne dite *3 femra :) bejini vete llogarite.Nderkohe termetit te vogel Sharmin duhet ti merrnim dhe 30 body e 20 gushore.
Shampot furcat e dhembeve e pjesen e higjenes se gjithsecilit jane domosdoshmeri  nga 2 peshqire plazhi per secilin dhe vetem sheshka (asnje pale taka per pushime)

Kutia e tualetit nje laps nje fard nje maskara nje parfum,aksesore ato qe shkojne me shumicen e veshjeve qe keni marre.

Aparati fotografik eshte kryesori edhe nese skeni BLOG :)
Pashaportat qe besoj nje pjese i ndodh qe zbulojne se i kane harruar vetem ne check in.

Dhe pjesetaret e dashur te familjes :))) mos i harroni hahahaha

Nese keni ndonje histori te kendshme me gjerat qe keni harruar ndihuni te lirshem ta ndani ketu.





















Total Pageviews