Monday, March 16, 2015

Floral Headband

E dini cfare eshte mandatore te kesh Diten e Veres?
Perpos verores ne njeren dore dhe ballokumes ne tjetren :) Ok per te qene te sinqerte ballokumen mund ta mbash dhe ne doren qe ke veroren nuk qendron aty problemi.
Problemi qendron te shperthimi i ngjyrave qe pritet te shfaqet si nje koncert fishekzjarresh ate dite,e nderkohe transformohet me shume ne nje torture per syrin e mendjen :( Parada e popullit tone behet mospranuese e deri diku irrituese nga corapet e teminat e deri tek grimi apo floket qe demostrohen per raste festash.Pa dashurur t'i heq te drejten per te festuar askujt pjesa qe behet vertet kercenuese per femijen tend eshte kur te gjithe dashamiresit e festes fillojne dhe hedhin ne shesh cdo mbeturine te embelsirave, bidona  apo letra ku te munden :( Une e kuptoj fare mire qe nuk ka aq shume kosha sa do donim por nje qese per mbeturinat mund ta mbani ne cante keshtu dhe femijet tane marrin me te miren prej nesh e festes dhe vetem keshtu nuk do me shkonin syte as te corapet e bardha e as te golfet me xixa e strecet me animal prints.
Thene keto po ndaj me ju sekretin e itemit te domosdoshem per diten e veres... KURORAT ME LULE.
Jane kurdohere te mrekullueshme ,por ne diten e veres jane vecse te domosdoshme.
Me to mund te ndihesh nje princeshe e natyres pa patur nevojen te gjesh nje princ :)
Kete rradhe pallto lejla me atletet vijne ne nje kombinim me aubergine dhe burgundy.Tre ngjyra qe kurre me pare nuk i kisha perdorur ne nje veshje dhe me besoni qe nuk ishte nje kombinim i gatshem revistash.Me shume ishte nga ato aksidentet qe ti e gjen veten te kesh gjetur gabimisht "formulen" dhe kesaj rradhe mund te them qe feeling im ishte qe e kaloi testin per te qene nje outfit sa veror aq dhe komod per nje dite feste.
Ju si mendoni?



























Thursday, March 12, 2015

Trench Coat

Tortura e javeve te modes mbaroi,dhe duket se me shume se propozimet e designers edhe kete here vemendjen e kane rrembyer celebrities ne Front Rows dhe bloggers apo ikona te Street Style.
Nga viti ne vit duket se po shtohen ndjeshem pjesemarrjet e shqiptareve ne Javet  e Modes dhe kjo me mbush me shprese dhe gezim qe gjera te bukura na presin ne vitet ne vazhdim.Duket si enderr qe shume perfaqesues te brandeve ne Shqiperi tashme jane pjese e rradheve te stolave qe ndjekin sfilatat njesoj si cdo komb tjeter te cilin kete privilegj ka vite qe e jeton.
Ne pamundesi te realizimit te kesaj endrre edhe kete vit ju tashme e dini qe ndjesine une e jetoj si ato femijet qe luajne "Kush ben pozen me te bukur ...do ta coj ne Itali :)
...dhe frymezimi kete post vjen nga muza me e madhe imja Miroslava Duma qe pas lindjes se vajzes duket pak e terhequr dhe e vaket ne prurje ,por prape ka nje stil dhe nje interpretim te veshjes qe cdo kombinim e jeton si nje krijim arti.
Kete sezon ne Paris ajo u shfaq 2 here me pardesy dhe shume prej kolegeve te saj kishin ngecur ne kete zgjedhje sa te thjeshte aq klasike dhe te pagabueshme.Kush prej nesh nuk e ka nje pardesy ne garderobe dhe kush prej nesh nuk "ja ka nxjerre bojen". Kesaj rradhe me i shtrenguar se kurre ne mes dhe me sandale apo cizme te hapura duket se pardesyja kthehet ne nje artikull te domosdoshem te sezonit qe nuk njeh moshe e kohe.Me syzet optike ashtu si Mira e mire :) mendoj se javet e modes do na mungojne paaak :)

























Tuesday, March 10, 2015

Grey and Rust

Qe nga momenti qe u shfaqa ne revisten Grazia si looku me i mire perkrah kolegeve nga e gjithe bota ka kaluar fiks nje vit.
Dhe duket se pergjate ketij viti dashuria per kombinimin Gri  me Camel vetem eshte tjetersuar duke u permiresuar cdo here.Edhe pse duket e pamundur ne nje vit une e kam risjelle te themi 5 here kete kombinim ne forma te ndryshme.Sot vjen ne nje tjeter forme gri e hapur me ngjyre ndryshku e gjitha e thyer me nje xhakete oversized me rombe.Golfi pak i ngritur lejon te perdoresh fare mire statement necklace e cila vjen per te shoqeruar ngjyren e ndryshkut dhe per ti shtuar veshjes nje dore dramaticiteti.
Syzet Iridia nga Fendi vijne me shkelqimin dhe zjarrin e duhur qe veshja te kthehet ne nje kombinim te suksesshem per te disaten here.
Eshte ky nje kthim i mire pas nje jave viroze si mendoni?
Me poshte po vendos linqet ku une jam shfaqur me gri dhe camel nese ju ka marre malli :)

Grazia
Ombre Sweater
Culottes
Grey & Camel






























Total Pageviews